Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafi ka reaguar pas vizitës së kryeministres së Serbisë në Luginën e Preshevës ku vizitoi vetëm përfaqësuesit serb dhe injoroi ata shqipëtar. Injorimi i institucioneve lokale në Bujanocit nga vizita e kryeministres së Republikës së Serbisë, Ana Bërnabiq polarizon këtë komunë në bazë etnike që nuk kanë ekzistuar as kohërave të përgjakshme. Kryeministrja Bërnabiq e shoqëruar nga Sekretari shtetëror i Ministrinë e Ekonomisë, Dragan Stevanoviq, deputetët Nenad Mitroviq dhe Slavisha Bulatoviq, kryeshefi i Qarkut të Pçinjës Sreqko Pejkoviq, Kryetari i Komunës së Vrajës, Slobodan Milenkoviq dhe Goran Nikoliq vizituan këtyre ditëve vetëm degën e Partisë Përparimtare Serbe (SNS) në zyrat që janë 100m larg godinës së Komunës së Bujanocit dhe 20m larg Këshillit Kombëtar Shqiptar. Ashtu si Presidenti Vuçiq edhe kryeministrja Bërnabiq po frymëzojnë pushtet alternativë për serbët lokal duke mos vizituar udhëheqësit legjitim të zgjedhur në zgjedhje demokratike. Sipas deputetit Mitroviq, kryeministrja ka theksuar se “ka investitor të interesuar për Banjën e Bujanocit dhe Gumoplastikës” ashtu siç kishte nënvizuar Presidenti Vuçiq tek takimi I organizuar në kafen e “Lefkit” më shkurt të vitit 2019. Në procesin e privatizimit të ndërrmarrjeve shoqëror në Bujanoc, investitorët me përkatësi shqiptare janë përjashtuar duke i pamundësuar permes rregullativave administrative, kapitalizmin dhe hapjen e vendeve të reja të punës. Sipas deputetit Mitroviq, gjithashtu ishte biseduar për “çështjet komunale” pa qenë përfaqësuesit e pushtetit lokal. Mungesa e vullneti politik për gjithëpërfshirje të Serbisë shtetërore dhe diskursi selektiv kryeministres Bërnabiq dëshmon pikërisht nxitjen e tensione ndëretnike e qasjes segreguese duke (keq)përdorur serbët lokalë për interesa të pushtetit në Beograd. Natyra diskriminuese institucionale e partisë-shtet ende vazhdon të bëhet përcaktuese e politikave diskriminuese. Mirëbesimi dhe dialogu nuk ndërtohet duke bërë politika selektive dhe duke u sjellur sikurse nuk ekzistojnë shqiptarët dhe joserbët e tjerë në Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë. Tri marrëveshje të firmosura nga shteti me përfaqësuesit e Luginës, me prani e garanca ndërkombëtare, nuk janë realizuar as për së afërmi. Prandaj është e domosdoshme zgjidhja në tavolinën e Brukselit, ka thën kryetari Mustafa Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Absolventja nga Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”, del me analizë konkrete për Organizatat Studentore Absolventja nga Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”, përkatësisht nga Dega e Gazetarisë, ka bërë …