Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Në mbledhjen e Këshillit Republikan për Pakicat Nacional në Beograd kryetari Mustafa ka kërkuar zgjidhje urgjente për nostrifikimin e diplomave dhe ndërprerjen e pasivizimit dhe rikuperimin e adresave gjithë atyre që i kanë humbur në kundërshtim me ligjin në fuqi. Çështja e abuzimit me të drejtat më fundamentale të shqiptarëve të Luginës së Preshevës tashmë është pjesë e raporteve ndërkombëtare si të Parlamentit Evropian ashtu edhe Departamentit Amerikan të Shtetit. Neglizhimi dhe injorimi nuk është rruga. Hapni dialogun për “Planin 7 pikësh” me përfaqësuesit politik e institucional të shqiptarëve të Luginës, theksova në mbledhjen në të cilën morën pjesë kryeministrja Ana Bërnabiq, Ministrja për drejtat e njeriut, Minoriteteve dhe Dialog Shoqëror – Gordana Çomiq, Ministri I Arsimit, Shkencës dhe Zhvillimit Teknologjik – Branko Ruzhiq, Ministrja e Drejtësisë – Maja Popoviq, përfaqësuesit e Ministrisë së Administratës Publike dhe Qeverisjes Lokale, përfaqësuesit e 21 Këshillave Nacionale të minoriteteve, etj.… Gjithashtu, në cilësinë e kryetarit të Këshillit Kombëtar Shqiptar kërkova dinamizimin e zgjidhjeve në arsim me tekstet mësimore, mungesën e korrektësisë në konkurset dhe mundësitë në kulturë dhe informim. Pika e rendit ditës për datat e rëndësishme historike dhe simbolet kombëtare të komuniteteve mbeten të diskutohen në një mbledhje të radhës, përderisa Fondi i Minoriteteve është përcaktuar për fushën e arsimit. Ndërkaq, u njoftuam se regjistrimi i popullsisë tashmë është shtyrë për tetorin e vitit 2022 me ç‘rast Këshilli Kombëtar Shqiptar ka kërkuar të jetë pjesë me përgjegjësi e këtij procesi të rëndësishëm në përcaktimin e numrit të shqiptarëve në Luginën e Preshevës. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Serbët befasojnë me votimin në anketë: Zgjidhja do të jetë njohja e pavarësisë së Kosovës nga Serbia Kosova vazhdon të mbetet edhe më tej çështje kryesore e politikës ditore edhe në …