Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar z.Ragmi Mustafi iu ka kundërpërgjigjur akuzave të kryetarit të APN-së z.Shqiprim Arifi për antarët e PVD-së. Ky është reagimi i plotë i z.Mustafi KAVJA PROGRESISTE Fundërrina e shthurur donkishotjane ka hapur zjarrin dëshpërues të kryqëzimit me fletërrufetë publike ndaj armikut të imagjinuar politikë që duhet asgjësuar. Ky sejmen i Progresistëve që kundërmon plehra shpifës degradues e denigrues paska thënë >>Partia për ”Veprim Demokratik” është sinonim i zhvatjes, korrupsionit dhe abuzimit të buxhetit… << Madje, kjo kavje që përdor bisturitë nga instrumentet shtetëror ka konstatuar se strukturat e këtij subjekti politik kanë arritur në “çmenduri kolektive.” Zbatuesi i direktivave të filiales së Progresistëve tash e një kohë hedh përpjetë fundllumin njerëzor në mallkimin ndaj të shkuarës së Luginës e njerëzve të saj. Tashmë po përpëlit padurueshmërin ndaj oponencës e batërdinë me gënjeshtra dhe kërcënime që nuk është as në ndershmërinë moralizuese të jashtëqitjes infantile. Po aq kot je, sa shumë shpejtë zhveshe veten nga petku fetar e gjerman duke jashtënxjerrë të zitë e fëlliqur në publik me të edhe fytyrën e vërtetë. Çfarëdo që të bëjmë e në kundërshtim me mendësinë e kalbur verbuese, do të sulmohemi nga egërsia e injorancës miope poshtëruese të instrumentalizuar. Por, liria për të njohur të drejtën tënde për budallallepsje nuk na bën as të dorëzohemi, as të nënshtrohemi e as të frikësohemi nga ty, e as nga telekomanduesit e Tërgovishtës. Andaj, do ta them në gjuhën që e kupton: DU BIST ARSCHLOCH BE MARE AGËS! Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Ambasadori i OSBE-së në Beograd z.Jan Braathu ka pritur sot kryetarin e Kuvendit z.Enver Ramadani Kryetari i Kuvendit Komunal i komunës së Bujanocit z.Enver Ramadani sot është takuar me …