Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar z.Ragmi Mustafi pas përfundimit të regjistrimit të popullsis dhe ekonomive familjare ka deklaruar se kontestimit të numrit të shqiptarëve po i vie fundi sepse tani janë rreth 100 mijë shqiptarë në Serbi. Ky është postimi i fundit i z.Mustafi KONTESTIMIT TË NUMRIT SHQIPTARËVE PO I VIE FUNDI 🇦🇱 Me regjistrimin e rreth 100 mijë shqiptarëve në Serbi është përgjigjja ndaj qasjes diskriminuese e pasivizimit të adresave. Sipas vlerësimit të rezultateve preliminare: Në komunën e Preshevës janë regjistruar gjithsej 59. 024 qytetarë, prej të cilëve vlerësojmë rreth 57.000 shqiptar. Janë regjistruar 649 qytetar në zonat jo shqiptare, ndërsa në vendbanimet e përziera përfshirë edhe qytetin Preshevës vlerësohet të jenë rreth 1.372 qytetar jo shqiptar. Në komunën e Bujanocit janë regjistruar gjithsej 54.498 qytetarë, prej të cilëve vlerësohet rreth 36.712 shqiptar. Janë regjistruar 7.632 në zonat jo shqiptare ndërsa në vendbanimet e përziera përfshirë edhe në qytetin e Bujanocit janë regjistruar 15.012 qytetarë dhe vlerësohet rreth gjysma të jenë shqiptar. Në komunën e Medvegjës janë regjistruar gjithsej 8. 594 qytetarë, prej të cilëve vlerësohet 2.647 shqiptar. Janë regjistruar 2.522 në zonat jo shqiptare. Në vendbanimet e përziera përfshirë edhe qytetin e Medvegjës janë regjistruar 4.825 qytetarë dhe vlerësohet të jenë rreth 1.400 shqiptar. Këshilli Kombëtar Shqiptar ka kërkuar shtyrjen e afatit të regjistrimit në Medvegjë por është refuzuar nga Komisioni lokal i Regjistrimit. Sipas vlerësimit, në Luginën e Preshevës llogaritet të jenë mbi 96 mijë qytetarë shqiptarë, deri sa priten edhe të dhënat në komunat gjetiu në Serbi. Shpreh falënderimet për gjithë regjistruesit e instruktorët e gjithë të përfshirëve që punuan në teren. Falënderoj të gjithë që senzibilizuan opinionin publik për rëndësinë e regjistrimit të popullsisë.🙏 Ky proces ende nuk ka përfunduar. Përpunimi i të dhënave është sfida e radhës. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Bërnabiq: Mendoj se Vuçiq duhet të shkojë në samitin e Tiranës Kryeministrja serbe Ana Bërnabiq tha se presidenti i këtij vendi Aleksandar Vuçiq nuk ka …