Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar z.Ragmi Mustafi dhe një delegacion nga Lugina e Preshevës i përbër nga Deputeti z.Shaip Kamberi, Kryetari i Komunës së Bujanocit z.Nagip Arifi dhe Kryetari i PDSH-ës z.Ragmi Mustafa kanë qëndruar 8 ditë në vitë zyrtare në shtetet e Bashkuara të Amerikës ku u takuan me shumë njohës të mirë të rrethanave në ballkanin perendimore,njëri ndër ta ishte edhe i deleguari special për ballkanin perendimor z. Escobar. Pas përfundimit të vizitës z.Mustafi ka thën se “Lugina patjetër në agjendën e Uashingtonit” Ky është njoftimi i plotëi z.Mustafi Aty është adresa: Departamenti i Shtetit, Senati, Kongresi, Lobi Shqiptaro-Amerikan, japin zgjidhje. Gjithëpërfshirje. Reciprocitet e simetri. Më të fortë e optimist. Perfundon faza e dytë e projektit të avokimit të përbashkëta për pozitës së shqiptarëve në Luginën e Preshevës me Ligën Qytetare 🇦🇱-🇺🇸 të Joe & Shirley DioGuardi, të mbështetur nga Qeveria e dhe Kryeministri Albin Kurti. Kjo ndërmarrje strategjike filloi me takimin historik me të deleguarin e SHBA-së për Ballkanin Perëndimor – njëkohësisht zëvendës-ndihmës I Sekretarit Amerikan të Shtetit, Gabriel Escobar. Takimi me profesorin e Universitetit “John Hopkins”, Daniel P Serwer, rezultoi përnjëherë me publikimin: Reciprocity is vital, but not everything Takim sa frymëzues po aq edhe inkurajues me Kongresmenin Joe DioGuardi dhe Shirley DioGuardi nga Liga Qytetare Shqiptaro-Amerikane. Avokimi për çështjen e shqiptarëve të Luginës së Preshevës në Amerikë tashmë është në top agjendën edhe të Federatës Pan-Shqiptare “Vatra”. Mbështetje e jashtëzakonshme nga humanisti dhe Shqiptaro-Amerikani më me peshë në SHBA, Jim Xhema nga Medvegja Takim në zyrën e Senatorit Robert Menendez, kryetar i Komitetit të fuqishëm të Senatit për Marrëdhëniet me Jashtë për të siguruar mbështetjen dhe avokimin për Luginën. Paraprakisht, bashkëbiseduam edhe me Jessie Kaplan, përgjegjëse për Politikë të Jashtme të Kongresistit Jim Himes, bashkëkryetar i Grupit të Çështjeve Shqiptare në Kongresin e SHBA-ve. z. Himes mbetet i palëkundur në përkrahjen e pa rezervë ndaj Luginës. Një bashkëdiskutim të frytshëm për mbështetjen e Luginës me Zach Grossman – drejtor legjislativ dhe këshilltar për politikë të jashtme i Kongresistit Ritchie Torres, bashkëkryesues i Grupit Kongresional për Çështje Shqiptare, të mirëpritur nga Drejtoresha e Zyrës – Nanette Alvarado Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Kamberi: Partitë shqiptare në Luginë e përkrahin reciprocitetin me Serbinë Deputeti në parlamentin e Serbisë z.Shaip Kamberi iftuar në “Këndi i Debatit” ka thën …