Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafi në një intervistë për Televizionin Spektri ka sqaruar në detaje rrjedhat e dështuara të bisedimeve për krijimin e shumicës qeverisëse në Këshillin Kombëtar Dje ka skaduar afati për arritjen e marrëveshjes për krijimin e koalicionit për të qeverisur me KNSH-në. Në një intervistë për Tv Spektrin kryetari aktual Ragmi Mustafi ka spjeguar se deri te marrëveshja nuk ka ardhur pasi që Lëvizja e Progresit Demokratik ka kërkuar kryetarin e KNSH-së edhe pse në zgjedhje ka fituar vetëm 2 këshilltar. Mustafi ka treguar se edhe pse LPD ka vetëm 2 këshilltar ndërsa PVD si fituese e zgjedhjeve ka fituar 5 këshilltar, i ka ofruar LPD-së ta ndajnë mandatin nga 2 vite por se edhe kjo është refuzuar. Në fund, Mustafi është pyetur rreth organit të dhunshëm që do të emërohet nga Ministri serb i pakicave. “Një është e vërtetë, Ragmi Mustafi nuk do të pranoj e as s’do jet kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar të cilin e vendos ministri serb” ka deklaruar prerë Ragmi Mustafi Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Haradinaj: Taksa nuk është vendosur kundër Amerikës ajo mbetet në fuqi deri në njohje Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka folur edhe një herë për çështjen e taksës …