Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar z.Ragmi Mustafi është pritur sot nga zv.Kryeministri i Kosovës Besnik Bislimi me të cilin ka biseduar për shumë çështje që prekupojnë qytetarët e Luginës e mbi të gjitha edhe për “Fondin për Luginën” ku kët vitë pritet të dyfsishohet. Këtë e ka bër të diturë vetë kryetari Mustafi pas takimit që zhvilloi sod me z.Bislimi. Ky është njoftimi i plotë 📢 Super lajm 💥 DYFISHIM TË FONDIT PËR LUGINËN Në kuadër të komunikimit të rregullt me Zëvendëskryeministrin e parë të Qeverisë së Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, e informuam për dinamikën e re në Luginën e Preshevës, përfshirë angazhimin e mbi 450 shqiptarëve me mbështetje financiare nga RKS🇽🇰. Bashkëbiseduam për mundësitë e reja dhe morëm zotimin për të realizuar jo vetëm buxhetin e planifikuar, por edhe mundësinë e dyfishimit të këtij fondi me hapjen e programeve të reja financimi! Mundësi e madhe për më shumë barazi dhe drejtësi sociale për shqiptarët e Luginës. Këshilli Kombëtar Shqiptar është jetik për ruajtjen dhe kultivimin e identitetit shqiptar në Luginë. Funksionimi i tij nuk mund të rrezikohet nga asnjë axhendë që synon shuarjen e këtij institucioni! Mirënjohës për mbështetjen e vazhdueshme të Qeverisë së Republikës së Kosovës edhe motivuar për horizontet e reja për shqiptarët e Luginës. Le të vazhdojmë të punojmë së bashku për të bërë ndikimin pozitiv! 💪🇽🇰🇦🇱 Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Gjuriq zbulon planin e Serbisë për marrëveshjen përfundimtare Marko Gjuriq ka bërë akuza të reja drejtuar Kosovës duke zbuluar edhe planin e …