Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptarë, Ragmi Mustafi në prag të festës së Flamurit ka deklaruar se shqiptarët në Luginë kanë me i përdorur simbolet e tyre kombëtare. “Përdorimi i simboleve kombëtare nga shqiptarët në Serbi është e drejtë e tyre njerëzore, kombëtare dhe ekzistenciale. Siç i përdorin ligjshëm simbolet e tyre kombëtare minoritetet e tjera në rajon, edhe shqiptarët në Serbi kanë me i përdorur simbolet e tyre kombëtare” ka deklaruar Mustafi Kryetari i KKSH-së, Mustafi i ka bërë të ditur Serbisë që asesi nuk do të mundet të na mohonë të drejtën e simboleve kombëtare “Nga kjo e drejtë nuk do të mund të na privojë asnjë regjim. Nuk ka mundur as regjimi i Millosheviqit, nuk do të mundet as ky” ka shtuar Mustafi Like 0
“Përdorimi i simboleve kombëtare nga shqiptarët në Serbi është e drejtë e tyre njerëzore, kombëtare dhe ekzistenciale. Siç i përdorin ligjshëm simbolet e tyre kombëtare minoritetet e tjera në rajon, edhe shqiptarët në Serbi kanë me i përdorur simbolet e tyre kombëtare” ka deklaruar Mustafi Kryetari i KKSH-së, Mustafi i ka bërë të ditur Serbisë që asesi nuk do të mundet të na mohonë të drejtën e simboleve kombëtare “Nga kjo e drejtë nuk do të mund të na privojë asnjë regjim. Nuk ka mundur as regjimi i Millosheviqit, nuk do të mundet as ky” ka shtuar Mustafi
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Emigranti-spajdermen dhe kombi i heronjve i presidentit Macron: Ja përse ka kritika në Francë Nëse dikush mbërrin në Francë pa dokumentet e duhura dhe dëshiron të marrë shtetësinë …