Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar z.Ragmi Mustafi i ka regaur kritikve të cilët reaguan pas publikimit të listës së përfituesve të mjeteve, të ndara nga Republika e Kosovës. Ky është Reagimi i Plotë i z.Mustafi Për nje javë me radhë kam heshtur për hirë të festave. Edhe kur keni nxjerrë zjarrin dëshpërues të kryqëzimit propagandues, edhe kur me fletërrufet e shtirura keni shpifur, edhe kur keni nxjerrë fundllumin e baltosjes nga fundshpinat e shitura, edhe kur me keni quajtur pjese e organizatave kriminale. Disa nga inati e mëria e disave, disa nga se të tjerët janë përzgjedhur perfitues, disa nga se nuk janë përzgjedhur, e disa nuk kanë përfituar sa kanë dëshiruar, e disa nga se nuk kanë qenë bartës procesi. Shthurja në kor nga sejmenët e Progresistëve që kundërmon plehra shpifës degradues e denigrues ka për qëllim veq marrjen e KKSH-në. Fund edhe do ta merrni. Sepse jeni bekuar me ujin e zi të punëve të brendshme të ndyra nga Vullini. Po jetëshkurtër është ky vizion i luftës për të ndarë darën. Çfarëdo që të bëjmë e në kundërshtim me mendësinë e kalbur verbuese, do të sulmohemi nga egërsia e injorancës miope poshtëruese të instrumentalizuar. Multikulti përpëlitja e padurueshmërisë me gënjeshtra dhe kërcënime nuk është në ndershmërinë moralizuese po aq sa edhe jashtëqitjet e vrerit nga përfituesit nga Ministria e Kulturës RKS, sikurse përfituesit infantil nga fondet e komunave. Por, liria për të njohur të drejtën e gjithsecilit për budallallepsje nuk na bën as të dorëzohemi, as të nënshtrohemi e as të frikësohemi. Mallkimin ndaj Luginës e njerëzve të saj për të jetësuar iniciativat shumë shpejtë zhvesh “kritikën” dhe jashtënxjerrë të zitë e fëlliqur në publik me të edhe fytyrat e vërteta. Është esenciale në ruajtjen, mbrojtjen dhe kultivimin e identitetit kombëtar të shqiptarëve në Luginë përmes kulturës, arti, medias e sportit. Pra, nënkupton të jesh me parashkollorët, filloristët, gjimnazistët, studentët, shkollat e fudbollit, basketbollit e karates. Shtëpitë mediale e gazetarët e vërtetë. Me i dhonë shansin inovacionin e nismat individuale në kulturë e artë, e shumë të tjerë. P. S. Me konsiderat për kritikat konstruktive, po mjetet për alternativë kanë “Parkun e Paqes” nëse e gjeni ku është. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Prezantimi i Eden Hazard te Real Madridi Eden Hazard është zyrtarisht një lojtar i ri i Real Madridit, ku sot pas …