Ragmi Mustafi Ish kryetari i KKSH-ë dhe tashmë këshilltarë i zv.kryeministrit të Kosovës Besnik Bislimi ka reaguar kundër diskrimit që po u bëhet shqiptarve të Luginës dhe të njejtën kohë ka ftuarë ndërkombëtarët të reagojnë kundër fashizmit Serb në Luginë,shkruna Mustafi

Ky është reagimi i plotë i z.Mustafi

📢 TË REAGOJNË NDËRKOMBËTARËT KUNDËR FASHIZMIT SERB NË LUGINË! 🚨

🇦🇱 Shqiptarët e Luginës nuk mund të heshtin para shtypjes dhe diskriminimit serb! Shteti i Vuçiqit po i privon të drejtat dhe liritë në mënyrë brutale dhe fashiste! 🚫

Zvoglimi i buxhetit të Këshillit Kombëtar Shqiptar nga Qeveria e Serbisë dhe refuzimi për të pranuar 40 profesionist shëndetësor në shtëpinë e shëndetit në Preshevës nga një drejtor serbë. Jo vetëm, që tregojnë karakterin jodemokratik të Shteti të Vuçiqi, por edhe qasjen fashiste e diskriminuese ndaj shqiptarëve të shënjestruar jo vetëm nga autoritet qendrore por edhe ato rajonale e lokale.🎯

Nga 23 Këshillat nacionale të pakicave kombëtare dhe Lidhja e komunave hebraike, vetëm Këshillit Kombëtar Shqiptar i është zvogëluar buxheti për 1 milion dinar.🙅

Sipas Entit të Statistikave në Serbi edhe pse janë përjashtuar 40 mijë shqiptar si jo rezident mbeten pakica kombëtare e 4 me numrin më të madhe të popullsisë (mbi 60 mijë) pas Hungarezëve, Romëve dhe Boshnjakëve. Megjithatë Këshilli kombëtar Shqiptar radhitet i 6 për kah buxheti, madje slovakët dhe kroatët me rreth 40 mijë banor i është akorduar buxhet më i madh se sa shqiptarëve.🤔🤦

Se diskriminimi ndaj shqiptarëve është i strukturuar dhe sistematik në Preshevë, e madje refuzon të njohë vlerën dhe kontributin e 40 punonjësve shëndetësor në kohë pandemie globale për shkak të përkatësisë etnike.🩺🥼

🏥Pra, në njërën anë Ministri i Shëndetësisë të Serbisë emëron për drejtor të Shtëpisë së Shëndetit një serbë në një vendbanim mbi 95% shqiptarë në Preshevë. Në anën tjetër po i njëjti drejtor dhe madje i vetmi drejtor në Serbi, refuzon implementimin e konkluzionit të parë dhe të dytë po të asaj qeverie që e ka emëruar, vetëm e vetëm që 40 shqiptarë të mirëpërgaditur të mos përfitojnë te drejtën e punësimit.🧑‍⚕️

👊Për këtë duhet të reagoj bashkësia ndërkombëtare ndaj kësaj qasje fashiste e diskriminuese, të kërkoj transparencë, llogaridhënie, barazi dhe drejtësi.💪✊

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme