Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Sekretarja e Kuvendit Komunal të Bujanocit Nermine Aliu ka regauar ndaj vendimit të ministres së administratës shtetrore dhe pushtetit Lokal të Serbis, Marija Obradoviq, e cila ka refuzuar kërkesën e Kuvendit Komunal të Bujanocit që z.Gent Cakaj të shpallet “qytetar nderi” i Komunës së Bujanocit. Madje kjo e fundit i ka bër shum pytje z.Obradoviq lidhur me integrimin dhe punsimin e shqipëtarve nëpër gjitha instuticionet ku nuk kemi asnjë të punësuar shqiptar . Postimi i plotë: Ministrja e “Qeverisë Evropiane” të Republikës së Serbisë znj. Obradoviq dje deklaroi se ka refuzuar që të japë pëlqimin në propozimin e 26 këshilltarëve të Kuvendit Komunal të Bujanocit për të shpallë “Qytetar nderi” ministrin për Evropë dhe punë të Jashtme të Republikës së Shqipërisë z. Gent Cakaj. Ajo nuk e kontestoi faktin se Ministri Gent Cakaj bëri shumë për qytetarët e komunës së Bujanocit, të cilën ajo gjatë prezantimit të saj e ndau në popullatë shqiptare dhe jo-shqiptare, por potencoi faktin se nuk mund ta nënshkruante vendimin dhe të shpallte “Qytetar nderi” të një komune në Serbi, personin që tha se gjatë konfliktit në Kosovë dhe Metohi, ishte Serbia përgjegjëse për vrasjen e më shumë se disa mijëra shqiptarëve dhe dëbimin e miliona banorëve nga vendbanimet e tyre. Dhe po, zonja Ministre, jemi dakord me Ju, që nuk është çështje e qëndrimit personal, por e arsyes së shëndoshë, e cila nuk mund ta pranojë realitetin dhe nuk pranon të përballet me të vërtetën. Dhe po Ju duhet pak më shumë të informoheni me situatën në mjediset multietnike siç është Bujanoci, ku sipas jush 42% e popullsisë është jo-shqiptare, e përbëjnë serbët dhe romët dhe 58% e e pjesës së mbetur janë shqiptarë, apo jo?! Unë do të doja të vija theks të veçantë në përfaqësimin e tyre në institucionet shtetërore të Republikës së Serbisë, të cilat kanë degët ose filialet e tyre në territorin e komunës së Bujanocit. Le të njihemi pak me këto të dhëna dhe të shohim që megjithëse shqiptarët përbëjnë shumicën e popullsisë në komunën e Bujanocit, përfaqësimi i tyre në institucionet shtetërore është në një nivel shumë të ulët. Kur jemi te ky fakt, më lejoni t’ju përmend disa shembuj: në Gjykatën Themelore në Bujanoc kur për herë të fundit u punësua një gjyqtar shqiptar?!, Megjithëse kishte vende të lira për gjyqtarë, njerëz nga Vranja u punësuan në ato pozicione, në Entin Republikan të Gjeodezisë – Departamenti i Kadastrit të Patundshmërive në Bujanoc asnjë shqiptar nuk është i punësuar, në Administratën e Pyjeve Bujanoc njëjtë, në Fondin e Sigurimit Pensional gjithashtu asnjë shqiptar nuk është i punësuar, në NP “Putevi Srbije”, megjithëse janë vendosur stacionet për pagesën e taksave, edhe atë dy në komunën e Bujanocit nuk është punësuar asnjë shqiptar, në Spitalin Special për Rehabilitimi Bujanoc, nga të gjithë rreth 120 të punësuar, vetëm një shqiptar është i punësuar dhe me kontratë në një kohë të caktuar, në Qendrën Shëndetësore Vranje, ku trajtohen të gjithë banorët e komunave të Bujanocit dhe Preshevës, asnjë shqiptar nuk është i punësuar. Në Qendrën Shëndetësore në Vranjë është edhe spitali i lindjes, ku edhe gratë pjesëtare të pakicës kombëtare shqiptare që dinë shumë pak serbisht lindin dhe ato shpesh janë në situata shumë të vështira, por edhe këtu nuk është punësuar një punëtor i vetëm që i përket pakicës kombëtare shqiptare, as një infermiere e vetme, mami ose të paktën një punëtor administrativ etj, etj. Dhe Ju po flisni vetëm për 15 këshilltarë, të cilët vet kanë vendosur të mos marrin pjesë në seancat e Kuvendit Komunal dhe të mos votojnë “për” ose “kundër” propozimit për shpalljen e Ministrit Gent Cakaj si “Qytetar nderi”, kontributi dhe angazhimi, i të cilit në zhvillimin e komunës së Bujanocit nuk ishte dedikuar vetëm për popullsinë shqiptare. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
DRIDHET AMERIKA NGA URAGANI ‘FLORENCE’ Uragani Florence është duke iu afruar bregut lindore të SHBA-ve. Tashmë ka filluar të …