Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka alarmuar se Kosova do t’i ndalë transaksionet e pagesave me dinarë. Për këtë cështje është në dijeni edhe emisari i BE’së Miroslav Lajçak, ndërsa Banka Qendrore e Kosovës ka miratuar rregullore të re që hyn në fuqi nga 1 shkurti, e ku thuhet se valuta e vetme në Kosovë është euro. “Këtë çështje e ngrita në bisedën time me kryenegociatorin nga Kosova, z. Bislimi. I kërkova që të përgjigjet në disa pyetje të rëndësishme. Dhe së dyti, atë informacion ia kam përcjellë Brukselit dhe shërbimet tona tani janë duke e analizuar situatën. Presim që ta dalin shumë shpejt me ndonjë qëndrim të përbashkët dhe zyrtar”, tha Lajçak. Lajçak tha se nuk dëshiron të japë asnjë vlerësim për momentin, pas pyetje nga mediat serbe se a përbën ” rrezik” kjo situatë. “Besoj se nuk do të bëhet e rrezikshme, besoj se do të gjejmë një zgjidhje që sigurisht nuk do të ketë pasoja negative”, tha Lajçak. Bordi i Bankës Qendrore të Kosovës dje ka miratuar rregulloren e re për Operacionet me Paratë e Gatshme, e cila do të hyjë në fuqi që nga 1 shkurti. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
“Fox News”: Trump po kërkon marrëveshje paqeje mes Kosovës dhe Serbisë Media amerikane “Fox News” i ka kushtuar një artikull Kosovës, në veçanti bisedimeve që …