Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Yjet e futbollit shqiptar, Granit Xhaka dhe Milot Rashica do të krijojnë nga një skuadër me shokët e tyre për t’u përballur me njëri-tjetrin dhe për të dhuruar spektakël për futbolldashësit në Kosovë. Të shtunën, më 15 qershor, në orën 20:00 ekipet e Xhakës dhe Rashicës do të zbresin në “Fadil Vokrri”. Tashmë janë zbuluar edhe trajnerët që do t’i drejtojnë këto skuadra. Ismet Munishi e Afrim Tovërlani do të jenë trajnerët e ekipeve. Madje, Munishi tashmë e ka zbuluar formacionin e tij. Kjo ndeshje është organizuar dhe mbështetet nga Federata e Futbollit e Kosovës dhe Komuna e Prishtinës. Biletat për tribunat Jug dhe Veri do të jenë falas, derisa biletat për tribunën lindore kushtojnë 2 euro, kurse ato për tribunën perëndimore 3 euro. Të gjitha të hyrat nga shitja e biletave do t’u ndahen 10 familjeve në nevojë. Like 0