Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Çështja e liberalizimit të vizave është bërë pjesë e debateve të ashpra politike ndërmjet pozitës, opozitës dhe presidentit Hashim Thaçi. Në institucionet e BE-së ky proces është në procedurë, pritet edhe vendimi i Këshillit të Ministrave, por për politikanët kosovarë po e vënë në pikëpyetje liberalizimin për shkak të përplasjeve në mes vete. Gjithçka ka nisur rreth 2 javë më parë kur zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj duke folur për një takim me zyrtarë të BE-së tha se opozita doli kundër liberalizimit të vizave gjatë takimit. “Opozita sot hapur doli kundër liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës. Është për keqardhje sjellja e përfaqësuesve të disa partive opozitare në takimin me diplomatët e shteteve anëtare (COWEB) që po e vizitojnë Kosovën për herë të parë. Liberalizimi i vizave nënkupton liri udhëtimi për të gjithë qytetarët e Kosovës, përfshirë edhe për anëtarët e opozitës. Lajmi i mirë nuk do të vonojë me gjithë agjendat dashakeqëse të një pjese të politikës në Kosovë”, kishte shkruar Hoxhaj. Kjo deklaratë ishte marrë e mirëqenë edhe nga Presidenti Hashim Thaçi, i cili e kishte sulmuar po ashtu opozitën. Çështja e vonesave të liberalizimit të vizave e cila herë ndërlidhet me zgjedhjet në Bashkimin Evropian e herë me ndërhyrjet në drejtësi në Kosovë, është përmendur edhe kur u përfol dorëheqja e Abelard Tahirit, kur u raportua se ai ka ofruar dorëheqjen për shkak të “ndërhyrjeve të kryeministrit” në drejtësi që mund të ndikojë në shtyrjen e liberalizimit deri në vitin 2020. Një përplasje për çështjen e vizave ka ndodhur edhe dje, Ramush Haradinaj duke iu përgjigjur përfoljeve për shtyrjen e vizave ka thënë se askush në BE deri më “tani nuk ka thënë jo”. Presidenti Hashim Thaçi dje, po ashtu, ka përmendur ndërhyrjet e Haradinajt në drejtësi për çështjen e veteranëve duke e ndërlidhur këtë me vizat. Ndryshe, Ramush Haradinaj gjatë qëndrimit në SHBA muajin që shkoi ka thënë se ka takuar kryeministrin e Holandës, një vend skeptik për vizat, të cilin ka thënë se e ka siguruar se nga Kosova nuk do të shkojnë azilkërkues e as kriminelë. Haradinaj, megjithatë, ka thënë se një vend tjetër me të cilin duhet të punohet është edhe Franca e cila, po ashtu, është një nga vendet që ka rezerva për vizat. Sido që të jetë, zyrtarë të BE-së të cilët merren me këtë proces si komisionari Hahn, raportuesja e Parlamentit për çështjen e vizave, Tanja Fajon, nuk kanë përmendur publikisht ndonjë shqetësim që flet për shtyrjen e vizave. Por, për mundësinë e dështimit ka folur ish-kryeministri Isa Mustafa derisa ka akuzuar Haradinajn ditë më parë. “Tani, në prag të zgjedhjeve për Parlamentin Evropian, rreziku nga popullizmi i ka kaluar kufijtë e mashtrimeve dhe primitivizmit tonë. Ekziston frika reale se shtete të veçanta do të hezitojnë të përkrahin liberalizimin e vizave për Kosovën, duke u frikësuar nga popullistët, të djathtë e të majtë, në vendet e tyre, derisa të përfundojë procesi i zgjedhjeve në institucionet e BE, epilogu i të cilave është vështirë të dihet. Individët, që sot flasin se liberalizimi mund të shtyhet deri në vitin 2020…” ka shkruar Mustafa / Express Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Vihet në shënjestër të sulmit Compania “Saba-Bellça”i është djegur makineria “finisher” me vlerë afro 100 mijë eurove në Vranjë Në oborrin e ndërmarrjes publike “Vodovod” në Vranjë, gjatë natës së mbrëmshme, kompanisë shqiptare …