Tyson Fury e ka konfirmuar se është në bisedime të avancuara për ta caktuar një luftë me Deontay Wilder për titullin e botës ËBC.  

Fury është rikthye në qershor pas një pauze dy vjeçare, kur e mposhti boksierin shqiptar Sefer Seferin, duke e nisur rrugëtimin drejt majave të peshave të rënda.

 

Ish kampioni i botës do të përballet me Francesco Pianeta në Belfast muajin e ardhshëm, por ka zbuluar se ekipi i tij është në fazë të avancuar që të bien dakord për një marrëveshje me boksierin amerikan Wilder, që do të zhvillohet këtë vit më vonë (dhjetor).

Pamje nga një takim i Furyt me Wilderin

“Unë mund ta konfirmoj se unë dhe Deontay Wilder jemi në negociata” ka thënë fillimisht Fury në një video të postuar në Tëitter.

“Jemi shumë afër për t’u marr vesh”.

Magazina.com
Reklamë – Magazina.com – Shit / blerje falas!! Vizito tani.

“Unë mund ta zbuloj se negociatat janë shumë të forta për në dhjetor. Ne jemi gati me këtë marrëveshje, por nuk do ta anuloj takimin me Francesco Pianeta, pasi me të do ta marr përgatitjen që të jem gati për Deontay Wilder”.

Për pak sa nuk kishte përballje fizike mes tyre

“Duhet ta mposht atë së pari dhe pastaj Wilderin, le të kërcejmë”, ka thënë Fury, ku nuk ka munguar as thumbimi drejt Anthony Joshuas dhe menaxherit të tij

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Sport