Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr E plotësuar: Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli në mungesë të kuorumit e ka shpallur të mbyllur seancën e thirrur nga opozita lidhur me angazhimet e Presidentit të Kosovës për përfshirjen e “shkëmbimit të territoreve” apo “korrigjim të kufijve” në dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë. Veseli tha se situata e sotme në Kuvend është e njëjtë si e një dite më parë dhe në mungesë të kuorumit mbyll seancën. Ai pas kësaj thirri mbledhjen e radhës të Kryesisë së Kuvendit, e cila do të mbahet në ora 14:00. Live: Fillon seanca e opozitës Ka filluar të mbahet seanca e jashtëzakonshme e thirrur nga opozita lidhur me angazhimet e Presidentit të Kosovës për përfshirjen e “shkëmbimit të territoreve” apo “korrigjim të kufijve” në dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë. Kjo seancë e cila u tentua të mbahej mbrëmë nuk filloi për shkak të mungesës së deputetëve, ku në sallë ishin vetëm 58 deputetë. Opozita mori vendim që seanca të vazhdojë sot në ora 10:00. Për mbajtjen e një seance të jashtëzakonshme sipas rregullores kërkohet që prezent në seancë të jenë 61 deputetë. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Sinani: Dekleratat e Shqiprim Arifit nuk përfaqësojnë Preshevën Këshilltarja e Kryeministrit Kurti Ardita Sinani ju ka përgjigjurë dekleratave skandaloze të kryetarit të …