Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Ka përfunduar mbledhja e Këshillit drejtues të PSD-së në të cilën pritej të vendosej lidhur me nënshkrimin e marrëveshjes së koalicionit parazgjedhor me AAK-në. Pas kësaj mbledhje, anëtarë të PSD-së nuk janë deklaruar për media, megjithatë KosovaPress merr vesh se është vendosur që të shkohet në koalicion parazgjedhor me AAK-në. Madje, këtë marrëveshje pritet që ta zyrarizojnë sot në orën 15:00 përmes një konference të përbashkët për media dy partnerët e koalicionit Ramush Haradinaj e Shpend Ahmeti. Ndërkohë, po sipas KP, Këshilli drejtues i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka përfunduar takimin ku është votuar që të bëjnë koalicion parazgjedhor me PSD-në. Kështu tha pas takimit kryetari i AAK-së, Ramush Hradinaj. “Ka dominu tema e koalicionit me PSD-në në këtë takim. Është votu me shumicë votash, me dy abstenime, koalicioni parazgjedhor me PSD-në”, tha ai. /Telegrafi/ Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Një ditë pasi kërkoi që të bëhet qeveria sa më shpejt, ambasadori gjerman i shkon në seli Isa Mustafës Ndërkombëtarët po vazhdojnë insistimin që institucionet e Kosovës të formohen sa më shpejt. Një …