Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Mustafa i lumtur e historike që tekstet shkollore nga Shqipëria sot janë bërë realitet në Luginën e Preshevës, pasi që ka kryer të gjitha procedurat doganore Shtëpia Botuese Albas. Më se dy dekada mungesë të teksteve shkollore e gati dy vite përpjekje e angazhim të Këshillit Kombëtar Shqiptar realizohet një nga synimet e prioritetizuara të shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë. Në betejë për arsim cilësor, tekstet për shkollat fillore nga Shqipëria, të edituara nga institucionet më kredibile arsimore botërore, do të lehtësojnë arritjen e standardeve më të larta edukativo-arsimore në Luginë. Në fund të vitit 2018 u zotuam që në pjesën e parë të mandatit do të kenë në duar tekstet mësimore nxënësit nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja ashtu si bashkëmoshatarët e tyre në Shkodër, Tiranë e Vlorë. Sot dy vite pas një gjë e tillë po realizohet. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Top dhjetë shpenzuesit më të mëdhenj në këtë afat kalimtar veror Një numër i klubeve kanë treguar muskujt e tyre në këtë verë, pasi kanë …