Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Deklerata e kryetarit aktual të KKSH-ës z.Ragmi Mustafi dhën për Albanian Post. Kjo është deklerata e plotë e z.Mustafi “Standardet dhe rregullimi organizativ që akordohet në marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë duhet domosdoshmërisht të jetë i aplikueshëm edhe për shqiptarët në Luginë të Preshevës”, ka deklaruar në një intervistë për Albanian Post, kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi, Ragmi Mustafi, pas vizitës që me financim të qeverisë së Kosovës politikanët e Luginës patën në Uashington. Shqiptarëve në Luginë të Preshevës vazhdimisht iu mohohen të drejtat e tyre kombëtare, madje nuk ju lejohet as përdorimi i flamurit kombëtar. Me 23 shkurt, Mustafi kishte njoftuar se ishte dënuar nga gjykata e Vrajës – për shkak se kishte ngritur flamurin shqiptar në selinë e Këshillit Kombëtar Shqiptar, më 28 nëntor 2021. Për të ngritur çështjen e diskriminimit të shqiptarëve që jetojnë në Serbi, një delegacion nga Lugina e Preshevës ka qëndruar për vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës – ku kanë zhvilluar takime të shumta. “Në kryeqendrën botërore të demokracisë, Uashington kemi pasur një mori takimesh shumë të rëndësishme duke kërkuar mbështetjen për Luginën e Preshevës. Pozita e vështirë e shqiptarëve në Luginën duhet të merë formën e trajtimit në kontekst të barazisë e lirive individuale e kolektive”, ka thënë Mustafi për AP. Tutje, ai tha se Lugina e Preshevës duhet të jetë çështje në dialogun Kosovë-Serbi dhe të ketë reciprocitet me të drejtat e serbëve në Kosovë, përndryshe Lugina do të mbetet gjenerues i krizave në të ardhmen. Ndërkaq, Mustafi tha se takimet në Uashington kanë qenë shumë produktive dhe është shprehur një mbështetje e hapur për shqiptarët e Luginës së Preshevës. “Takime jashtëzakonisht shumë produktive dhe premtuese me një mbështetje të hapur ndaj shqiptarëve të Luginës, jo vetëm si pjesë e agjendës së Capitol Hill në Uashington, por mundësisë për të i dhënë epilogun e merituar përpjekjeve për barazi e liri në Luginë”. Gjithashtu, kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve potencoi se përveç mbështetjes së hapur, efektet e kësaj vizite “do t’i shohim shumë shpejt në zhvillim e sipër të proceseve rajonale”. Ai i është kundërpërgjigjur shkurt edhe akuzave të kryetarit të Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifit duke e konsideruar atë jo serioz dhe që kurrë nuk ka adresuar akuza në drejtim të qeverisë së Serbisë, madje e ka quajtur edhe “Kavje” (kafshë që përdoret për eksperiment). Intervista e plotë e Ragmi Mustafit për Albanain Post: Albanain Post: Keni qëndruar disa ditë në vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. cilat ishin çështjet që i keni ngritur? Në kryeqendrën botërore të demokracisë, Uashington kemi pasur një mori takimesh shumë të rëndësishme duke kërkuar mbështetjen për Luginën e Preshevës. Pozita e vështirë e shqiptarëve në Luginën duhet të merë formën e trajtimit në kontekst të barazisë e lirive individuale e kolektive si pjesë e standardeve unike dhe simetrike dialogut Kosovë – Serbi. Dialog parimor dhe me parime të pranueshme ndërkombëtare, gjithëpërfshirës e të kushtëzuar reciprokisht. Reciprocitet për barazi, barazi për paqe, paqe për prosperitet e normalitet. Ndryshe, jo vetëm Lugina, do të mbetet gjenerues i krizave në të ardhmen. Pra, në takime “briefing” me kryetarin e Komitetit të Senatit SHBA-së për Marrëdhëniet me Jashtë, senatorit Robert Menendez, senatoren Joni Ernst dhe kabinetin e senatorit Gary Peters. Dy të fundit janë edhe bashkëkryetarë të grupit kongresit për çështjet shqiptare të Senatit në SHBA. Kjo ishte ngjarje e rëndësisë historike në nivel Senati për shqiptarët e Luginës. Gjithashtu, në takime “briefing” ishim me kongresistët Ritchie Torres dhe Jim Himes, bashkëkryesuesë të Grupit për Çështje Shqiptare në Dhomën e Përfaqësuesëve të Kongresit të SHBA-ve. Vlen të theksohet edhe takimet shumë informuese me Everett Price – Përgjegjës për Ballkanin Perëndimor në Komisionin për Siguri e Bashkëpunim në Evropë / US Helsinki Commission. Takimi me Drejtorin e Institutit për Politikë të Jashtme në Johns Hopkins University dhe njohësin e mirë të rajonit e Ballkanit, Edëard Joseph. Në veçanti takimi me Drejtorin për Paqe të Qëndrueshme, z. James Turpin, në Zyrën e Ndihmës Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së. Ne besojmë se ky hap do të sjellë vëmendjen e nevojshme për sfidat me të cilat përballen shqiptarët në Luginë dhe do të ndihmojë për të garantuar respektimin dhe mbrojtjen e të drejtave dhe lirive fundamentale. Albanain Post: Cili ishte rezultati i këtyre takimeve? Takime jashtëzakonisht shumë produktive dhe premtuese me një mbështetje të hapur ndaj shqiptarëve të Luginës, jo vetëm si pjesë e agjendës së Capitol Hill në Uashington, por mundësisë për të i dhënë epilogun e merituar përpjekjeve për barazi e liri në Luginë. Albanain Post: A pritet që të ketë diçka konkrete për Luginën e Preshevës? Konkretisht, përveç që kanë shprehur mbështetjen e hapur ndaj Luginës efektet do ti shohim befas shumë shpejtë në zhvillim e sipër të proceseve rajonale. Albanian Post ka publikuar disa modele për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe të cilat mund të jenë te zbatueshme në Kosovë. Albanain Post: Cili është mendimi juaj për këto modele dhe a konsideroni që ndonjëri prej tyre mund të jetë zgjidhja e duhur? Që nga Platforma e përbashkët Politike e 14 janarit të vitit 2006 e aprovuar nga Kuvendi i këshilltarëve Shqiptarë të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës është kërkuar reciprociteti me të drejtat e komunitet serb në Kosovë. Pra, në radhë të parë, është e pakuptim që Vuçiç të kërkojë më shumë të drejta dhe privilegje për komunitetin serb në Kosovë, përderisa i mohon edhe të drejtat më fondamentale të shqiptarëve në Luginë. Së dyti nuk ka asnjë arsye mundësitë dhe zgjidhjet që u garantohen komunitetit serb në Kosovë, të mos i lejohen shqiptarëve në Luginë. Albanain Post: A mendoni se duhet të ketë ndonjë të tillë edhe për Luginën e Preshevës? Standardet dhe rregullimi organizativ që akordohet në marrëveshjen mes Kosovës-Serbisë duhet domosdoshmërisht të jetë i aplikueshëm edhe shqiptarët në Luginë. Albanain Post: Si e shihni qasjen e Qeverisë së Kosovës për Luginën e Preshevës dhe si e vlerësoni rolin e Shqipërisë në këtë çështje? Vizitat e realizuara në SHBA janë pjesë e një programi për ndërkombëtarizimin dhe avokimin e çështjes së Luginës së Preshevës të realizuar në bashkërendim me Ligën Qytetare Shqiptaro-Amerikane të mbështetur financiarisht nga Qeveria e Republikës së Kosovës. Përveç mbështetjes morale, tashmë ka buxhetuar mbështetjen Qeveria e Kosovës e madje vitin e kaluar është realizuar projektin më i madh financiar ndonjëherë në mbrojtjen dhe ruajtjen e identitetit dhe substancës kombëtare përmes gjuhës, arsimit artit, sportit, rinisë organizatave jo qeveritare etj. Afër 40 mijë libra shkollorë për 4010 nxënësit e shkollave fillore; 950 libra shkollorë për fëmijët në parashkollorë; 20 asistent për fëmijët në parashkollorë e shkolla fillore me nevoja të veçanta në Preshevë. Pra Kultura, iniciativat kulturore dhe trashëgimia kulturore jo materiale € 308,000.00; Shkollat sportive (në futboll, basketboll, boks, karate, volejboll, atletikë, etj.) € 157,500.00; Televizionet (tre në gjuhën shqipe) € 149,600.00; Trajnime ne teknologji e inovacion € 123,335.00; Mediat elektronike € 96,000.00; Mbështetje grave dhe personave me nevoja të veçanta € 78,000.00; Edukimi i fëmijëve dhe te rinjve € 71,000.00; Mbrojtja institucionale e të drejtave kolektive të shqiptarëve € 60,000.00; Mbrojtja e ambientit dhe trashëgimisë natyrore € 445.200.00; Bursa për studentë € 107,000.00. Pra, program/projektit të Qeverisë së Republikës së Kosovës vetëm sa duhet ti bashkohet Qeveria e Shqipërisë duke u shkëputur nga mbështetja vetëm morale e cila nuk është e parëndësishme. Albanain Post: Kryetari aktual i Preshevës, Shqiprim Arifi vazhdimisht po drejton akuza në drejtim tuajin dhe Qeverisë së Kosovës. Si i komentoni këto akuza të tij? Nuk kam koment. Është joserioz. Rrenc. Arschloch. Palaço që asnjëherë nuk ka adresuar asnjë kritikë ndaj qeverisë së Serbisë. Kot e ka ky Sanço Pança në kërkim të armiqve në Prishtinë e Tiranë. Fatkeqësi e Preshevës. Kavje. Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit. /Albanianpost.com Like 0
“Standardet dhe rregullimi organizativ që akordohet në marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë duhet domosdoshmërisht të jetë i aplikueshëm edhe për shqiptarët në Luginë të Preshevës”, ka deklaruar në një intervistë për Albanian Post, kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi, Ragmi Mustafi, pas vizitës që me financim të qeverisë së Kosovës politikanët e Luginës patën në Uashington. Shqiptarëve në Luginë të Preshevës vazhdimisht iu mohohen të drejtat e tyre kombëtare, madje nuk ju lejohet as përdorimi i flamurit kombëtar. Me 23 shkurt, Mustafi kishte njoftuar se ishte dënuar nga gjykata e Vrajës – për shkak se kishte ngritur flamurin shqiptar në selinë e Këshillit Kombëtar Shqiptar, më 28 nëntor 2021. Për të ngritur çështjen e diskriminimit të shqiptarëve që jetojnë në Serbi, një delegacion nga Lugina e Preshevës ka qëndruar për vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës – ku kanë zhvilluar takime të shumta. “Në kryeqendrën botërore të demokracisë, Uashington kemi pasur një mori takimesh shumë të rëndësishme duke kërkuar mbështetjen për Luginën e Preshevës. Pozita e vështirë e shqiptarëve në Luginën duhet të merë formën e trajtimit në kontekst të barazisë e lirive individuale e kolektive”, ka thënë Mustafi për AP. Tutje, ai tha se Lugina e Preshevës duhet të jetë çështje në dialogun Kosovë-Serbi dhe të ketë reciprocitet me të drejtat e serbëve në Kosovë, përndryshe Lugina do të mbetet gjenerues i krizave në të ardhmen. Ndërkaq, Mustafi tha se takimet në Uashington kanë qenë shumë produktive dhe është shprehur një mbështetje e hapur për shqiptarët e Luginës së Preshevës. “Takime jashtëzakonisht shumë produktive dhe premtuese me një mbështetje të hapur ndaj shqiptarëve të Luginës, jo vetëm si pjesë e agjendës së Capitol Hill në Uashington, por mundësisë për të i dhënë epilogun e merituar përpjekjeve për barazi e liri në Luginë”. Gjithashtu, kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve potencoi se përveç mbështetjes së hapur, efektet e kësaj vizite “do t’i shohim shumë shpejt në zhvillim e sipër të proceseve rajonale”. Ai i është kundërpërgjigjur shkurt edhe akuzave të kryetarit të Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifit duke e konsideruar atë jo serioz dhe që kurrë nuk ka adresuar akuza në drejtim të qeverisë së Serbisë, madje e ka quajtur edhe “Kavje” (kafshë që përdoret për eksperiment). Intervista e plotë e Ragmi Mustafit për Albanain Post: Albanain Post: Keni qëndruar disa ditë në vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. cilat ishin çështjet që i keni ngritur? Në kryeqendrën botërore të demokracisë, Uashington kemi pasur një mori takimesh shumë të rëndësishme duke kërkuar mbështetjen për Luginën e Preshevës. Pozita e vështirë e shqiptarëve në Luginën duhet të merë formën e trajtimit në kontekst të barazisë e lirive individuale e kolektive si pjesë e standardeve unike dhe simetrike dialogut Kosovë – Serbi. Dialog parimor dhe me parime të pranueshme ndërkombëtare, gjithëpërfshirës e të kushtëzuar reciprokisht. Reciprocitet për barazi, barazi për paqe, paqe për prosperitet e normalitet. Ndryshe, jo vetëm Lugina, do të mbetet gjenerues i krizave në të ardhmen. Pra, në takime “briefing” me kryetarin e Komitetit të Senatit SHBA-së për Marrëdhëniet me Jashtë, senatorit Robert Menendez, senatoren Joni Ernst dhe kabinetin e senatorit Gary Peters. Dy të fundit janë edhe bashkëkryetarë të grupit kongresit për çështjet shqiptare të Senatit në SHBA. Kjo ishte ngjarje e rëndësisë historike në nivel Senati për shqiptarët e Luginës. Gjithashtu, në takime “briefing” ishim me kongresistët Ritchie Torres dhe Jim Himes, bashkëkryesuesë të Grupit për Çështje Shqiptare në Dhomën e Përfaqësuesëve të Kongresit të SHBA-ve. Vlen të theksohet edhe takimet shumë informuese me Everett Price – Përgjegjës për Ballkanin Perëndimor në Komisionin për Siguri e Bashkëpunim në Evropë / US Helsinki Commission. Takimi me Drejtorin e Institutit për Politikë të Jashtme në Johns Hopkins University dhe njohësin e mirë të rajonit e Ballkanit, Edëard Joseph. Në veçanti takimi me Drejtorin për Paqe të Qëndrueshme, z. James Turpin, në Zyrën e Ndihmës Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së. Ne besojmë se ky hap do të sjellë vëmendjen e nevojshme për sfidat me të cilat përballen shqiptarët në Luginë dhe do të ndihmojë për të garantuar respektimin dhe mbrojtjen e të drejtave dhe lirive fundamentale. Albanain Post: Cili ishte rezultati i këtyre takimeve? Takime jashtëzakonisht shumë produktive dhe premtuese me një mbështetje të hapur ndaj shqiptarëve të Luginës, jo vetëm si pjesë e agjendës së Capitol Hill në Uashington, por mundësisë për të i dhënë epilogun e merituar përpjekjeve për barazi e liri në Luginë. Albanain Post: A pritet që të ketë diçka konkrete për Luginën e Preshevës? Konkretisht, përveç që kanë shprehur mbështetjen e hapur ndaj Luginës efektet do ti shohim befas shumë shpejtë në zhvillim e sipër të proceseve rajonale. Albanian Post ka publikuar disa modele për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe të cilat mund të jenë te zbatueshme në Kosovë. Albanain Post: Cili është mendimi juaj për këto modele dhe a konsideroni që ndonjëri prej tyre mund të jetë zgjidhja e duhur? Që nga Platforma e përbashkët Politike e 14 janarit të vitit 2006 e aprovuar nga Kuvendi i këshilltarëve Shqiptarë të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës është kërkuar reciprociteti me të drejtat e komunitet serb në Kosovë. Pra, në radhë të parë, është e pakuptim që Vuçiç të kërkojë më shumë të drejta dhe privilegje për komunitetin serb në Kosovë, përderisa i mohon edhe të drejtat më fondamentale të shqiptarëve në Luginë. Së dyti nuk ka asnjë arsye mundësitë dhe zgjidhjet që u garantohen komunitetit serb në Kosovë, të mos i lejohen shqiptarëve në Luginë. Albanain Post: A mendoni se duhet të ketë ndonjë të tillë edhe për Luginën e Preshevës? Standardet dhe rregullimi organizativ që akordohet në marrëveshjen mes Kosovës-Serbisë duhet domosdoshmërisht të jetë i aplikueshëm edhe shqiptarët në Luginë. Albanain Post: Si e shihni qasjen e Qeverisë së Kosovës për Luginën e Preshevës dhe si e vlerësoni rolin e Shqipërisë në këtë çështje? Vizitat e realizuara në SHBA janë pjesë e një programi për ndërkombëtarizimin dhe avokimin e çështjes së Luginës së Preshevës të realizuar në bashkërendim me Ligën Qytetare Shqiptaro-Amerikane të mbështetur financiarisht nga Qeveria e Republikës së Kosovës. Përveç mbështetjes morale, tashmë ka buxhetuar mbështetjen Qeveria e Kosovës e madje vitin e kaluar është realizuar projektin më i madh financiar ndonjëherë në mbrojtjen dhe ruajtjen e identitetit dhe substancës kombëtare përmes gjuhës, arsimit artit, sportit, rinisë organizatave jo qeveritare etj. Afër 40 mijë libra shkollorë për 4010 nxënësit e shkollave fillore; 950 libra shkollorë për fëmijët në parashkollorë; 20 asistent për fëmijët në parashkollorë e shkolla fillore me nevoja të veçanta në Preshevë. Pra Kultura, iniciativat kulturore dhe trashëgimia kulturore jo materiale € 308,000.00; Shkollat sportive (në futboll, basketboll, boks, karate, volejboll, atletikë, etj.) € 157,500.00; Televizionet (tre në gjuhën shqipe) € 149,600.00; Trajnime ne teknologji e inovacion € 123,335.00; Mediat elektronike € 96,000.00; Mbështetje grave dhe personave me nevoja të veçanta € 78,000.00; Edukimi i fëmijëve dhe te rinjve € 71,000.00; Mbrojtja institucionale e të drejtave kolektive të shqiptarëve € 60,000.00; Mbrojtja e ambientit dhe trashëgimisë natyrore € 445.200.00; Bursa për studentë € 107,000.00. Pra, program/projektit të Qeverisë së Republikës së Kosovës vetëm sa duhet ti bashkohet Qeveria e Shqipërisë duke u shkëputur nga mbështetja vetëm morale e cila nuk është e parëndësishme. Albanain Post: Kryetari aktual i Preshevës, Shqiprim Arifi vazhdimisht po drejton akuza në drejtim tuajin dhe Qeverisë së Kosovës. Si i komentoni këto akuza të tij? Nuk kam koment. Është joserioz. Rrenc. Arschloch. Palaço që asnjëherë nuk ka adresuar asnjë kritikë ndaj qeverisë së Serbisë. Kot e ka ky Sanço Pança në kërkim të armiqve në Prishtinë e Tiranë. Fatkeqësi e Preshevës. Kavje. Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit. /Albanianpost.com
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Asociacioni, në marrëveshjen finale Kosovë–Serbi Qeveria e Kosovës është e gatshme që të punojë në përshpejtimin e procesit për …