Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Vetëm tri ditë pas konferencës për media të organizuar nga PDSH me kryetarin e saj Ragmi Mustafa, sot është mbajtur konferenca e rradhës me nënkryetarin e PDSH-së, Ilir Sadriu si dhe këshilltarin komunal pranë PDSH-së Shpat Aliu. Nënkryetari i PDSH-së, Ilir Sadriu ka akuzuar pushtetin aktual të kryesuar nga APN-ja se është e involvuar në shpenzime të panevojshme si dhe keqmenaxhim të Komunës qysh në fillim të vitit 2016, në atë kohë në koalicion qeverisës me PVD-në. Sadriu ka numëruar disa projekte në infrastrukturë të vitit të kaluar, ku sipas tij janë të paguar nga Komuna por ende nuk ka filluar punimi i tyre. “Pushteti mashtrues në vitin 2017 kanë planifikuar buxhetin prej 1.2 miliard dinarë, ndërsa realizoi vetëm 833 milion dinarë” ka thekësuar Ilir Sadriu. Nënkryetari i PDSH-së Sadriu ka theksuar se “pushteti aktual është duke u sjellur me pezgë, arrogancë, me degradim dhe mosdurim që janë duke e paraqitur hapur në seancat e kuvendit Komunal si dhe paraqitjet e tyre publike në organizime të ndryshme, pra ky pushtet i adoleshentëve dhe vetëknaqurve edhe gjatë muajit të ramazanit, kryetari nuk kursehet të ndjellë vrerë, të nxisë urrejtje”. Sadriu ka vazhduar duke thënë se “ftojm që të distancohen nga kjo formë e të menduarit dhe shprehjes, sidomos kryetarin e komunës si dhe kryetarin “sypatrembur” të Kuvendit Sami Salihu”. Ai ka kërkuar që kryetari i Kuvendit dhe Kryetari i Komunës të kërkojn fajle publike, ndërsa në të kundërtën PDSH-ja do të bllokoj foltorën e Kuvendit Komunal të Preshevës në seancat e rradhës. Ndërkaq Sadriu ashtu si Ragmi Mustafa ka pagëzuar APN-në si “Alterntativa për Mashtrime”. Këshilltari i komunës pranë PDSH-së Shpat Aliu, ka quajtur kryetarin e Komunës Shqiprim Arifi si “despot i Komunës” dhe ka vlerësuar se në vitin 2018 Komuna e Preshevës është në një bllokadë totale zhvillimore. Aliu gjithashtu ka akuzuar pushtetin lokal se ka zhvilluar punësime partiake në institucionet ku Kuvendi është themelues. Partia Demokratike Shqiptare (PDSH) me kryetar Ragmi Mustafa kishte kryesuar pushtetin lokal të Komunës së Preshevës për rreth 12 vite, ndërsa që nga zgjedhjet e prillit 2016 është në opozitë. Opozita e Komunës së Preshevës që nga zgjedhjet e parakohëshme të dhjetorit 2017 përbëhet nga PVD (Riza Halimi), PDSH (Ragmi Mustafa) si dhe BDL (Skender Destani). /presheva.com/ Video Konferenca e plotë e PDSH-së: Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Sekretari i NATO-s kërkon që dialogu Kosovë – Serbi të nis urgjentisht Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka folur për dialogun Kosovë – Serbi. …