Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Ka përfunduar mbledhja e përbashkët e Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë, në Elbasan. Në fund të kësaj mbledhje kryeministrat e të dyja vendeve dhe ministrat kanë nënshkruar marrëveshjes që i prezantuan gjatë mbledhjes. Në takimin e shtatë të dy Qeverive, u arritën gjithsej 16 marrëveshjeve mes vendeve. Ndër to, është ajo për ndërtimin e hekurudhës Durrës-Prishtinë, pastaj heqja e kontrolleve fizike në kufi, lejeqëndrimi, unifikimi i abetares dhe të tjera. Në fund të mbledhjes u nënshkruan marrëveshjet mes kryeministrave Kurti e Rama si dhe ministrave përkatës. Të gjitha marrëveshjet: Marrëveshja ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë për heqjen e lejeqëndrimit të përkohshëm Marrëveshja ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë për rregullimin e regjimit të trafikut lokal të kufirit Marrëveshja ndryshuese e Marreveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës për hapjen e pikës së përbashkët të kalimit kufitar Shishtavec (Kukës) – Krushevë (Dragash) Marreveshje ndermjet Keshillit te Ministrave te Republikes se Shqiperise dhe Qeverise se Republikes se Kosoves “Per ndihme te ndersjellte juridike ne ceshtjet civile dhe tregtare” Per miratim, ne parim, te marreveshjes, ndermjet Republikes se Shqiperise dhe Republikes se Kosoves, per sigurimet shoqerore Marrëveshje ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës për zbatimin e lehtësirave të ndërsjella në procedurat doganore dhe/ose të kontrollit të hyrje/daljes së mallrave Kalendari i përbashkët Kulturor Vjetor Shqipëri-Kosovë, për vitin 2021-2022 Marrëveshje Bashkëpunimi: në fushën e Trashëgimisë Kulturore midis MKRS & MK. Protokoll Bashkepunimi Ndermjet Keshillit te Ministrave te Republikes se Shqiperise dhe Qeverise se republikes se Kosoves per krijimin e Sekretariatit Koordinues Nderqeveritar. MoU për studimin e fizibilitetit për ndërtimin/rehabilitimin e segmentit hekurudhor Durrës-Prishtinë Marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Republikës së Shqipërisë dhe Institucionit kompetent të palës kosovare. Marrëveshje dypalëshe për lehtësimin e procedurës së njohjes se diplomave nga IAL-te (te konfirmimit të të diplomuarve nga Qendrat Kombëtare respektive të Njohjes së Diplomave) Manual i Përbashkët për procedurat standarde të operimit në Doganën e Durrësit. Manuali Per proceduart standarte te operimit ne piken e perbashket te kalimit kufitar (PPKK) Morine-Vermice Marrëveshje dypalëshe për qasje të ndërsjellë në modulet e riskut Marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave të RSH dhe Agjencisë Shtetëror të Arkivave të Republikës së Kosovës. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Aksidenti me 45 të vdekur në Bullgari, autobusi ishte me udhëtarë nga Maqedonia e Veriut Një aksident tragjik ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Bullgari. Nga …