Kish qenë mirë që këta politikanët tanë lokalë me u mësu njëherë e mirë me fol me fakte e dëshmi e jo veq me u marrë me dokrra. Sidomos kur dikush ofendohet e akuzohet pa bazë.

Kish qenë mirë Shqiprim Arifi me u mundu me kthy gjykatën në Preshevë që ja morrën para syve, kish qenë mirë me ndu naj lapidarë në nderë të dëshmoreve si atë që patët e që ja hoqën derisa ju spektri politik e qeverisja e atëhershme bënit një sy gjumë, e çështjet që bien në kompetencë të Komunës së Bujanocit t’ia leni vetëm qeverisjes lokale të Bujanocit të mirret me to.

Mos u merrni me punë të tjerëve kur keni shumë akoma punë për të bërë, e mos gënjeni qytetarët e Preshevës se do ta ktheni ju gjykatën, se për ta kthyer ate nuk mjafton objekti për renovimin e të cilit ju premtoi ndihmë Ministria e Drejtësisë së Kosovës, por ndryshim i Legjislacionit, përkatësisht Ligjit për rregullimin e gjykatave ose “Zakon o uredjenje sudova”, e ky ndryshim i ligjit bëhet vetëm në Kuvendin e Republikës së Serbisë. Andaj shfrytëzojini ato lidhjet e tuaja të afërta me serbët që të perfitoni dicka për komunitetin tuaj.

E sa i përket deklaratave tuaja rreth asaj se këta banorë të kampit kolektiv Salvatore në Bujanoc paskan të kaluar inkriminuese ju lutem na sjellni ato dëshmi, përndryshe bartni përgjegjësitë tuaj morale dhe ndërgjegjen tuaj të përlyer, po të jetë ndonjëri prej tyre mendjeprehtë ju do të bartnit edhe përgjegjësi penale.

Nuk ka kurrnjëfare kamuflimi është e shkruar qartë se projekti do të realizohet me fondet e Bashkimit Evropian përmes programit UNOPS, për familjet me gjendje të rrezikuar sociale nga qendra kolektive Salvatore në Bujanoc dhe për familjet lokale. Përkundrazi asaj që ju pasni thënë do të sjellin refugjatë të tjerë pas ndërtimit të këtyre banesave sociale, kampi Salvatore do të mbyllet dhe oborri i ish Shkollës Teknike do të pastrohet dhe shfrytezohet nga shkolla për nevoja të saj.

Janë 69 anëtarë të këtyre familjeve që banojnë atje, nuk e di pse po mashtroni popullin duke thënë se do të ndryshohet demografia e popullësisë në Bujanoc, kshyrni more kujdesuni për rinine tonë, krijoni kushte për punë edhe hapne naj fabrikë, do që i patët premtuar dikur, që mos të na ikin krejt rinia jonë profesionale në Gjermani.

Kurseni qytetarët nga genjeshtrat e juaja, aman ju lutem, mos nxisni dyshime pa nevojë, beni nje luftë të pastër për të marrë vota sepse e keni afër kohen e zgjedhjeve dhe është populli ai që do t’ju japë gjykimin juve.

Punoni për vete e për Preshevën tuaj, iniconi procedurën për t’u ndryshuar Ligji për gjykatat në Parlamentin e Sërbisë  përmes deputit tuaj dhe hapne najë fabrikë që edhe na të Bujanocit të kemi naj dobi.

#mosuperzieniatykuskenikompetence!

Ishte ky një opinon nga Nermine Aliu

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme