Gjyqtari turk Cuneyt Çakir u bë një nga protagonistët kryesorë të ndeshjes Real Madrid – Bayern, që u zhvillua mbrëmë.

Arbitri nuk pa një penallti të qartë nga Marcelo, i cili preku topin me dorë në zonë.

Edhe mbrojtësi pranoi se ai preku topin me dorë dhe disa lojtarë të Bayernit panë atë që ndodhi.

Cakir kishte kohë për të rishikuar fotot pas lojës.

Sipas mediave spanjolle, Cakir nuk akordoi penallti, pasi ai mendoi se prekja e topit me dorë nga Marcelo nuk ishte e qëllimshme.

Sipas tij Marcelo nuk kishte asnjë qëllim të prekte topin me dorën e tij.

Penalltia që nuk akordua kishte një ndikim të madh në rezultat, pasi klasifikimi i Bayernit varej nga një gol i vetëm.

Real Madridi tashmë ka kaluar në finale të Ligës së Kampionëve dhe do të takohet Liverpoolin.

Ndërsa Drejtori i Romës ishte mjaft i nervozuar me eliminimin e skuadrës së tij.

Monchi tha pas ndeshjes se futbolli italian duhet të ngre zërin, sepse kjo nuk është normale, pas dy penalltive të qarta që nuk janë dhënë sot Romës në ndeshjen kundër Liverpoolit.

Liverpooli ka kaluar në finale të Ligës së Kampionëve, pasi mposhti Romën me rezultatin e përgjithshëm 7-6.

“Ne kemi pranuar një gol që ishte pozicion jashtë loje në ndeshjen e parë, sot kemi parë dy penallti që nuk janë dhënë, një prej të cilave ishte një karton i qartë i kuq “, tha drejtori i sportit për Mediaset Premium.

“Është koha për të ngritur zërin, jo vetëm Roma, pasi edhe Juventusi pësoi të njëjtën gjë kundër Real Madridit. Futbolli italian duhet të ngre zërin, sepse ajo që pamë sonte ishte tronditëse.”

“Janë duke luajtur me zemrat e të gjithë tifozëve. Ne duhet të komplimentojmë Liverpoolin për kualifikimin e tyre, por gjithashtu duhet të vlerësojmë se si ka ndodhur.”

“Nuk e kuptoj pse VAR nuk përdoret në garën më të rëndësishme. Nuk e kuptoj.”

“Ne duhet të prezantojmë VAR-in në Ligën e Kampionëve, sepse është thelbësore. Nuk e di pse UEFA nuk e dëshiron atë. Unë me të vërtetë mendoj se është e nevojshme. Nëse do të ishte VAR, atëherë finalja do të ishte Bayern Munich – Roma”, përfundoi ai.

 

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Sport