Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Sot në selinë e KKSh-së në Bujanoc kryetari z.Nevzad Lutfiu ka priturë ambasadorin e SHBA-s, z.Christopher Hill dhe ambasadorin e OSBE z.Jan Braathu me të cilët ka biseduar lidhur me problemet e përgjithshme që kanë shqiptarët e Luginës së Preshevës. Ky është njoftimi i plotë i z.Lutfiu Sot në selinë e KKSh-së në Bujanoc mirëpritëm ambasadorin e SHBA-s, z.Christopher Hill dhe ambasadorin e OSBE z.Jan Braathu. I kërkova mbështetje për krijimin e një qendre për qëndrim ditor për fëmijët me nevoja të veçanta. I njoftova me injorimin që Ministria e Informimit ua bëri mediave në gjuhën shqipe në konkurset e shpallura nga kjo ministri vitin e kaluar. Po ashtu ambasadorët i njoftova me rolin destruktiv të drejtorit të çerdhes “Gëzimi ynë” në Bujanoc i cili edhe përkundër nevojës së madhe për hapjen e paraleleve shqipe ai nuk po e bënë një gjë të tillë. Po ashtu janë disa raste të veçanta të pasivizimeve të adresave që morën vëmendjen e ambasadorëve, të cilëve iu bë e ditur se ky proces është selektiv dhe tendencë e hapur për spastrim etnik. Dhe sigurisht, i paraqita rastet ku në institucionet shtetërore që gjenden në Luginë të Preshevës po vijnë kuadro nga qytete të tjera të Serbisë ndërsa po injorohen kuadrot nga vendi. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Nuk ndalet alarmi i emergjencës në veri, paralajmërohet për rrezik Në mëngjesin e sotëm, policia e Kosovës ka filluar aksionin në veri të Mitrovicës …