Sot në selinë e KKSh-së në Bujanoc kryetari z.Nevzad Lutfiu ka priturë ambasadorin e SHBA-s, z.Christopher Hill dhe ambasadorin e OSBE z.Jan Braathu me të cilët ka biseduar lidhur me problemet e përgjithshme që kanë shqiptarët e Luginës së Preshevës.

Ky është njoftimi i plotë i z.Lutfiu

Sot në selinë e KKSh-së në Bujanoc mirëpritëm ambasadorin e SHBA-s, z.Christopher Hill dhe ambasadorin e OSBE z.Jan Braathu.

I kërkova mbështetje për krijimin e një qendre për qëndrim ditor për fëmijët me nevoja të veçanta.

I njoftova me injorimin që Ministria e Informimit ua bëri mediave në gjuhën shqipe në konkurset e shpallura nga kjo ministri vitin e kaluar.

Po ashtu ambasadorët i njoftova me rolin destruktiv të drejtorit të çerdhes “Gëzimi ynë” në Bujanoc i cili edhe përkundër nevojës së madhe për hapjen e paraleleve shqipe ai nuk po e bënë një gjë të tillë.

Po ashtu janë disa raste të veçanta të pasivizimeve të adresave që morën vëmendjen e ambasadorëve, të cilëve iu bë e ditur se ky proces është selektiv dhe tendencë e hapur për spastrim etnik.

Dhe sigurisht, i paraqita rastet ku në institucionet shtetërore që gjenden në Luginë të Preshevës po vijnë kuadro nga qytete të tjera të Serbisë ndërsa po injorohen kuadrot nga vendi.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme