Kryetari i Partisë për Veprim Demokratik, Shaip Kamberi ka njoftuar se kanë caktuar kandidatët për kryetar të komunës së Preshevës dhe Bujanocit.

Kamberi tha se për zgjedhjet lokale e përcaktuara për 2 qershor, kandidatë për kryetare të komunës së Preshevës do të jetë Ardita Sinani, ndërsa për kandidat për kryetar të Bujanocit është caktuar Ragmi Mustafa.

Për komunën e Preshevës, pas një vlerësimi të kujdesshëm të aftësive dhe angazhimeve të mundshme të kandidatëve, partia ka zgjedhur Ardita Sinanin për të kandiduar për kryetare  të komunës. Ardita Sinani është një figurë e njohur në  për angazhimin e saj në fushën e zhvillimit social, edukimit dhe përfaqësimit të interesave të qytetarëve në disa fusha të rëndësishme. Përfaqësimi i saj do të sjellë drejtim të ri dhe të energjishëm për të adresuar sfidat dhe të arriturat e komunës së Preshevës. Në të njëjtën kohë, për komunën e Bujanocit, pas një procesi të ngjashëm të vlerësimit të kandidatëve, Partia për Veprim Demokratik ka vendosur që listës ti prijë nga Ragmi Mustafi. Mustafi është një personalitet i njohur në  komunën e Bujanocit për angazhimin e tij të gjatë dhe të palodhur në shërbim të zhvillimit dhe përfaqësimit të interesave të qytetarëve të kësaj komune”, ka thënë ai.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme