Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr E përditshmja amerikane New York Post, e cila konsiderohet edhe si gazeta e preferuar e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, ka komentuar fushatën zgjedhore të Kandidatit të PDK-së për Kryeministër të Kosovës, Kadri Veseli. Kjo gazetë, që del në New York, ku ndodhet e përqendruar edhe shumica e diasporeës shqiptare teë SHBA-së, i kushton vëmendje teë veçanteë faktit qeë Prishtina eështeë mbushur me billborda teë Presidentit Trump dhe liderit të PDK-së, Kadri Veseli. Duke nënkuptuar efektin e Trump në fitoren e zgjedhjeve në Kosovë, si dhe duke rikujtuar takimin e zhvilluar mes Trump dhe Veselit në vitin 2017, New York Post përmend se si Kandidati i PDK-së për Kryeministër ka zgjedhur pro-amerikanizmin si një mënyrë për të arritur fitoren. “Për dallim nga rivalët e mi, unë jam kandidati i vetëm që promovoj një partneriteti të fortë dhe publik me SHBA-teë dhe Shtëpinë e Bardhë të Presidentit Trump”, ka deklaruar Veseli për New York Post. Gazeta rikujton se Kosova shpalli pavarësinë e saj në vitin 2008 dhe njihet nga më shumë se 100 vende, përfshirë SHBA-në, por Serbia dhe pesë vendet e BE-së ende refuzojnë ta pranojnë atë. “Populli i Kosovës e kupton se një Amerikë e fortë e ndihmon edhe Kosovën që të bëhet më e fortë”, ka thënë Veseli. New York Post, më tej, thekson agjendën anti-korrupsion të Veselit. “Platforma ime kundër korrupsionit dhe nepotizmit ka shumë gjëra të përbashkëta me platformën që Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Presidenti Trump kanë në luftën globale kundër korrupsionit”, citon New York Post këtë deklaratë të Kadri Veselit, të bërë në një tubim elektoral në Lipjan. Kjo e përditshme amerikane, po ashtu, shkruan se Veseli ishte një ndër liderët dhe themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, si dhe Shef i Shërbimit të Inteligjencës së Kosovës. New York Post, duke komentuar zgjedhjet e 6 tetorit në Kosovë, në fund përmend faktin që edhe kandidatja rivale, Vjosa Osmani, ka lidhje me Amerikeën, duke qeneë se ka studiuar për juridik neë Universitetin e Pitsburgh. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
MANIFESTIMI TRADICIONAL “DITËT E KOMANDANT LLESHIT” MANIFESTIMI TRADICIONAL “DITËT E KOMANDANT LLESHIT” AGJENDA 23 Maj 11:00 – 12:30 Ora letrare …