Zëdhënësi për media i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti, ka njoftuar se këto masa do të rishikohen pas dy jave.

Ai, përmes një postimi në Facebook, i përsëriti edhe një herë se cilat janë masat e reja për mbrojtje nga COVID-19.

“Qendrave tregtare dhe gastronomisë u ndalohet puna nga ora 21:00-05:00 (përveç shërbimeve “merr me vete”). Ndalohen seminaret, punëtoritë dhe format e tjera të organizimit ku ka grumbullim njerëzish/mbahen on-line”.

“Personat me sëmundje kronike dhe ata mbi moshën 60 vjeçare lirohen nga paraqitja në punë/punojnë on-line nga shtëpia. Personave mbi moshën 65 vjeç u lejohet dalja jashtë shtëpisë nga ora 06:00-10 dhe nga 16:00-19:00”

“Ligjëratat në universitete publike dhe private mbahen on-line. Provimet, puna praktike dhe laboratoratorike mbahen me prani fizike duke respektuar rekomandimet e MSh/IKSHPK. Konviktet dhe mensa e studentëve punojnë duke zbatuar rekomandimet e IKSHPK. (Masat hyjnë në fuqi të hënën dhe rishikohen pas dy jave)”, ka shkruar Hoti.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme