Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Pikat kufitare Jarinjë dhe Bërnjakë, të cilat lidhin Kosovën me Serbinë, që nga e shtuna janë liruar për qarkullim, pas largimit të barrikadave të vendosura nga serbët lokalë dhe largimit të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës. Këto dy pika kufitare ishin bllokuar me kamionë me zhavorr nga serbët lokalë, në shenjë proteste për reciprocitetin për targat e Serbisë të vendosur nga Qeveria e Kosovës më 20 shtator 2021. Pas më shumë se 13 ditë bllokade këto dy pika kufitare u liruan, pas marrëveshjes së arritur në Bruksel në mes palës kosovare dhe asaj serbe. Të shtunën filloi edhe zbatimi i pikës së parë të kësaj marrëveshje, e parasheh largimin e protestuesve serbë, si dhe zëvendësimin e njësive speciale me trupat e KFOR-it në pikat kufitare në veri. Ndërsa pika e dytë, do të nisë së zbatuari nga sot (4 tetor 2021), ku nga sot do të fillojë zbatimi i përkohshëm i sistemit të afisheve me të cilat si Kosova ashtu edhe Serbia do të mbulojnë elementet shtetërore të targave të njëra tjetrës. Pika e tretë parasheh që më 21 tetor do të nisë punën një ekip i përbërë nga zyrtarë të BE-së, Kosovës dhe Serbisë për të gjetur një zgjidhje të përhershme. Brenda gjashtë muajve, prej nisjes së takimit të parë, ky grup pune, do të prezantojë gjetjet për një zgjidhje të përhershme në formatin e dialogut të nivelit të lartë. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Sot u mbajtë tryezë me temën”Relacionet ndëretnike mes të rinjëve në Komunën e Bujanocit” Në kryesimin e Kuvendit Komunal sot komisioni për mardhënje Ndëretnike që është trup e …