Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Kuvendi i Kosovës, ka miratuar tri projektligjet për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Ushtri. Miratimi i ligjeve për Ministrinë e Mbrojtjes, për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe për shërbim në Forcën e Sigurisë së Kosovës, i sigurojnë kompetenca ushtarake FSK-së. Kuvendi i Kosovës seancën për transformimin e FSK-së e ka nisur me një minutë heshtje për të nderuar të gjithë brezat që në rrethana të ndryshme sakrifikuan për këtë ditë. Kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli kishte konfirmuar se me 107 deputet ka hapur punimet e seancës. “Kërkoj të mbajmë një minutë nderimi për gjithë brezat që në rrethana të ndryshme sakrifikuan për këtë ditë”, tha kryetari i Kuvendit të Kosovës Veseli. Menjëherë pas nderimit me një minutë heshtje, Kuvendi ka startuar me miratimin e amendamenteve veç e veç të këtyre projektligjeve dhe ligjeve në tërësi. Kryetari i Komisionit për mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Haxhi Shala, tha se është nder për të që sot të jetë në seancën historike të Kuvendit. Ai ka kërkuar nga deputetët miratimin e projektligjeve. Me 106 vota për dhe një abstenim është miratuar Projektligjit për Ministrinë e Mbrojtjes. Këtij projektligji iu janë votuar 11 amendamente veç e veç. Me 107 vota për është miratuar projektligji për Forcën e Sigurisë së Kosovës. Për këtë projektligj janë miratuar 45 amendamente veç e veç. Me 107 vota u miratua Projektligjit për shërbim në Forcën e Sigurisë së Kosovës. Dhe 45 amendamente u votuan veç e veç. Në sallë të Kuvendit të Kosovës prezent ishin edhe kadetët e FSK-së të cilët Veseli i quajti ushtarë të Kosovës. “Urime ushtarë prej sot, gatitu”, përfundon Veseli Ndryshe, këto tri projektligje në lexim të parë janë miratuar në Kuvendin e Kosovës, më 18 tetor 2018. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
E kërcënoi me padi, Ramush Haradinaj i reagon Edi Ramës Kryeministri në largim, Ramush Haradinaj, ka reaguar pasi shefi i ekzekutivit shqiptar, Edi Rama, …