Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Robert Lewandowski padyshim mbetet sulmuesi më i mirë në elitën e futbollit gjerman, përkatësisht në Bundesliga. Megjithatë, jo larg tij gjendet edhe ylli i Werder Bremenit, Milot Rashica, i cili kishte një ngritje të madhe në pjesën e dytë të edicionit të kaluar. Kështu nis shkrimi i mediumit prestigjioz gjerman, “Kicker”, i cili e ka inkuadruar futbollistin nga Kosova në mesin e tre sulmuesve më të mirë në futbollin gjerman. Të parin, mediumi në fjalë e renditë sulmuesin polak të Bayern Munich, teksa pas tij e vlerëson anëtarin e Bayer Leverkusen, Kevin Volland, i cili ka shënuar tetë gola dhe ka dhuruar dhjetë asistime edicionin e kaluar. Në vendin e katërt, “Kicker” e ka vendosur Sebastian Haller e Eintracht Franfurtit, të cilit vendin e tretë ia ka zënë futbollisti këmbëshpejtë i Werder Bremenit, Milot Rashica. Mediumi gjerman i ka vlerësuar lartë paraqitjet e futbollistit 22-vjeçar në pjesën e dytë të edicionit që lamë pas, duke shkruar: “Nga një rezervist apo joker, në yll”. Ndryshe, Rashica e mbylli edicionin 2018/19 me 12 gola dhe gjashtë asistime në gjitha garat me Werder Bremenin. Like 0