Në kryeqytetin e Serbisë, në Beograd, është mbajtur konferenca për media e organizuar nga Nikola Sanduloviq, kryetar i Partisë Republikane të Serbisë, ku morën pjesë dëshmitarë kyçë të cilët tregojnë për inskenimet dhe skenarët e qeverisë “Vuçiq” për nxitje trazirash në Kosovë.

POROSINË DHE ORGANIZIMIN E VRASJEVE NGA ORGANET E SIGURISË SERBE…
Dejan Plashevic, Nënoficier i Brigadës 63 Parashutiste, rrëfen se ka marrë urdhërin për të vrarë policin serb Sasha Lukovac në territorin e Kosovës dhe faji më tej t’ju mbetej Shqiptarëve. Pasi i pyeti bashkëpunëtorët e tij të UDB-së për kënd bëhet fjalë e kupton se bëhej fjalë për një polic të ndershëm dhe që nuk e kryen këtë urdhër. Nga ky moment fillon ferri për të dy!

Magazina.com
Reklamë – Magazina.com – Shit / blerje falas!! Vizito tani.

Si mund ti besohet një qeverie si ajo e Vuçiç /Daçiçit e cila vret njerëzit e vet për t’ju lënë fajin shqiptarëve”, ka shkruar në faqen e tij në facebook, Faton Kurti, kryetar i Partisë Republikane të Kosovës./Zëri/


Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme