Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sami Lushtaku, po merret në pyetje brenda Prokurorisë së Specializuar në Hagë në lidhje me Krime Lufte në Kosovë. Lushtaku hyri në selinë e kësaj prokurorie në Hagë, i shoqëruar nga avokati i tij, Arianit Koci, pak para orës 10 të mëngjesit, por asnjëri prej tyre nuk folën për mediat, njëjtë sikurse veproi edhe ish-komandanti tjetër, Rrustem Mustafa. Prokuroria Speciale nuk ka dalë ende me asnjë informacion për ish-pjesëtarët UÇK-së që janë ftuar për t’u marrë në pyetje. Gjatë ditës së djeshme intervistën pë dy ditë radhazi e përfundoi ish- komandanti Rrustem Mustafa. Edhe Mustafa, edhe Lushtaku kanë qenë komandantë të rëndësishëm të zonave operative në Kosovë, gjatë konfliktit të armatosur, ndërsa pas luftës kanë mbetur aktivë në skenën politike në kuadër të Partisë Demokratike të Kosovës. Formimi i Gjykatës Speciale ka pasuar një raport të Këshillit të Evropës në vitin 2011, i cili ka konstatuar se ka prova të mjaftueshme për të nisur hetime kundër disa ish-pjesëtarëve të UÇK-së, që dyshohet se kanë kryer krime kundër serbëve dhe disa shqiptarëve, gjatë dhe pas luftës në Kosovë. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Vuçiq: “Ne jemi në një situatë ku luajmë shah kundër dikujt që ka ndihmën e 10 figurave” Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka qenë mysafir i mëngjesit në televizionin “Pink” ku …