Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Nisma qytetare – “LUGINA DO ZGJIDHJE” KOMUNIKATË Duke qenë të vetëdijshëm për rrjedhat jonormale nëpër të cilat jemi duke kaluar dhe duke qenë se jemi në një situatë aqë të palakmuëshme sa që tani më e ka kaluar edhe kufirin e normales, – statusi politik i shqiptarëve të Luginës së Preshevës gjithnjë veç vie duke u ndrydhur edhe më shumë, ndërsa negociatat shtetërore ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, që janë negociata të pabarabarta dhe ndërmjet palëve krejtësisht me orientim të kundërt në esencë, atëherë e kemi ndje të nevojshme dhe të domosdoshme që të ndërmarrim këtë nismë, – pra këtë kampanjë të emërtuar si fillim – LUGINA DO ZGJIDHJE, gjithnjë duke aluduar në përpjekjen për avancimin e statusit politik dhe të drejtat tona kombëtare dhe qytetare. Prandaj, fillimisht e ftojm të gjithë spektrin politik në këtë rajon që ti bashkangjitet nismës sonë, duke e mbledhur Kuvendin e tre Kuvendeve të Preshevës, Bujanocit e Medvegjës si institucionin kulminant politik të kësaj treve, i cili ka fuqinë dhe larminë politike ti trajton dhe ti diskuton këto çështje. Andaj pa humbur shumë kohë mendojm se është tani momenti për një gjë të tillë. Konsiderojmë se kërkesat tona legjitime janë si në vijim: 1.Reciprocitet me të drejtat e Serbëve të Kosovesë në përgjithesi, e në veçanti të atyre të Mitrovicës së Veriut! 2.Kuvendi i tre Komunave ti ketë të njejtat kopetenca me Bashkësinë e Komunave Sërbe në Kosovë! 3.Hapjen e një Spitali në Lugin të Preshevës, 4. Demilitarizimin e rajonit, 5. Orientimin e investitoreve të mundshëm, si një vend me krizë të papunësisë! 6. Hetimin, gjetjen dhe dënimin e të gjitha krimeve të kryera në Luginën e Preshevës 7. Dhe në çdo rast ndryshimi të kufijve në dëm të Kosovës, kërkojmë aktivizimin e Referendumit te”1 dhe 2 marsit të vitit 1992 “. Si dhe pika të tjera që do të rrjedhin si domosdoshmëri nga bisedat dhe debatet e vazhdueshme brenda dhe jashtë kuvendit./www.wikiliks.org/ Preshevë #LUGINADOZGJIDHJE Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Seanc për Kosovën në parlamentin e Serbis, Vuçiq do të flasë për Kosovën Presidenti serb Aleksandar Vuçiq do të flasë për të paktën dy orë në një …