Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë z.Shaip Kamberi sot në parlament ka dorzuarë propozimin për nryshimin e ligjit për përdorimin e lirë të flamurit kombëtar në Serbi. Ky është njoftimi i plotë i z.Kamberi Ndryshimin e ligjit për pakica Ndryshimi i Ligjit për pakica për të lejuar përdorimin e lirë të flamurit Në procedurë parlamentare sot dorëzova propozimin për ndryshimin e Ligjit për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të pakicave. Neni 14, alinea 2 e këtij Ligji ndalon përdorimin e simboleve kombëtare “nëse janë identik me simbolet e shtetit tjetër”. Me propozimin e ri kam kërkuar ndryshimin e plotë të këtij Neni, eliminimin e pengesave për përdorimim e simboleve, me propozimin që simbolet e pakicave të përdoren lirshëm dhe zyrtarisht gjatë tërë vitit në institucionet e vetadministrimit lokal dhe organet shtetërore në të gjitha komumat në të cilat gjuha e pakicave është gjuhë zyrtare. Në rastet e komunave ku pakicat përbëjnë më pak se 5% të strukturës etnike, me këtë propozim kërkohet lejimi i përdorimit të flamurit në festat kombëtare të pakicave nacionale. Propozimin për ndryshimin e këtij Ligji e kanë përkrahur edhe kolegët e mi deputet, Enis Imamovic dhe Selma Kucevic nga SDA e Sanxhakut dhe deputeti i pavarur Aleksandar Olenik. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
4 të vdekur me COVID-19 në Spitalin e Gjilanit, aty po trajtohen edhe qytetarë nga Lugina e Preshevës Ushtruesi i detyrës së Drejtorit në Spitalin e Gjilanit, Arsim Emini, ka bërë të …