Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në një prononcim para mediave ka thënë se letra e dërguar nga presidenti i SHBA-së, Donald Trump është udhërrëfyes për marrëveshjen Kosovë- Serbi. Ai tha se të tjerët mund të bëjnë takime të tilla porse nuk kanë ide e as vizion për një marrëveshje mes dy vendeve. “Ka qenë një takim rutinë i 10 fjalimeve të prezantuara aty. Ne kemi theksuar shumë qartë që Serbia duhet ta njohë pavarësinë e Kosovës”, tha ai. “Ishte shumë zhgënjyese nga ky takim edhe çështja e liberalizimit të vizave por tash mbetet të punojmë me shtetet veç e veç për këtë. Mendimi ishte identik edhe i Francës edhe i Gjermanisë.” “Pres që do të ketë një përgatitje më të mirë. Pres edhe nga SHBA që të marrin rolin e tyre sepse nuk mund të ketë një dialog e negociata dhe marrëveshje me Serbinë pa përfshirjen e SHBA-së. është me rëndësi që SHBa janë të gatshme që të organizojnë takime të tilla edhe në SHBA. e Ritheksoj se letra e presidentit amerikan dhe korniza e asaj letre, substanca e asaj letre është udhërrëfyes për arritjen e marrëveshjes Kosovë- Serbi. të tjerët duhet të organizojnë takime të tilla por nuk kanë ide, as vizion”, përfundoi ai. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Sekuestrohet heroinë me me vlerë mbi 132 milionë euro Autoritetet britanike kanë sekuestruar një rekord prej 1,3 tonësh heroinë me vlerë mbi 132 …