Ndërkombëtarët po vazhdojnë insistimin që institucionet e Kosovës të formohen sa më shpejt. Një ditë më parë, Ambasadori gjerman në Kosovë, Christian Heldt, derisa përsëriti këtë kërkesë, tha se në vend ka shumë punë për të bërë. Si duket për të përsëritur këtë, Held sot është takuar me të parin e LDK’së, Isa Mustafën, raporton Gazeta Express.

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt, është takuar sot me kreun e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafën, në Selinë Qendorore të LDK-së Prishtinë. T7 merr vesh se e pranishme në takim ishte edhe kandidatja për kryeministre e nënkryetarja e LDK’së, Vjosa Osmani.

Për këtë takim, nuk pati paralajmërim për media, mirëpo, i njejti vjen një ditë pas kërkesës së ambasadorit që Qeveria e re të formohet sa më shpejtë, pasi që ka shumë punë për të bërë.

Held ka pasur një kërkesë për klasën politike në vend, në veçanti për fituesit e zgjedhjeve, VV-në dhe LDK-në, të cilët ende nuk po arrijnë të formojnë Qeverinë. Ai kërkon që Kuvendi të mblidhet sa më shpejt.

“Në këtë rajon ekziston konkurrenca. Ku duam të jemi pas 10 ose 20 vjetësh. Këto ndoshta janë disa nga çështjet e para që duhet theksuar. Ekziston një numër i madh i sfidave premtuese me të cilat mund të përballet qeveria e ardhshme. Formoheni këtë qeveri sa më shpejt që është e mundur, mblidheni Parlamentin pasi ka shumë punë që duhet të bërë. Arsimi është kyç, pastaj tregu i punës”, ka thënë ai.

Tutje, Heldt ka shtuar se në Kosovë ka gjëra që vërtetë mund dhe duhet të trajtohen.

“Ekziston një sfidë që mund të përmbushet po që ndodhet jashtë vendit e që është keqkuptimi që ka të bëjë me imazhin. Njerëzit e kanë mendimin se Kosova është një vend i dalë nga lufta, por kjo ndryshon sapo njerëzit vijnë në Kosovë. Ka gjëra që vërtetë mund të trajtohen këtu, së pari është çështja e aftësive të tregut, arsimimi, a është gjithmonë e nevojshme për të pasur një diplomë. Si mund të marrin staf të kualifikuar, këta nuk janë akademikët, por teknikët. Ka të bëjë me aftësimin e fuqisë punëtore. Pika tjetër, besueshmëria e furnizimit me energji elektrike. Një pikë tjetër si infrastruktura ligjore, juridike, investitorët ju duhet të presin me vite për të marrë vendimin për të vazhduar me një projekt”, tha ai.

Pas takimit me Held, kreu i LDK-së, Isa Mustafa do të takohet edhe me deputetët e rinjë të partisë

 

 

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme