Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Emisarit të ri amerikan për dialogun Kosovë-Serbi i është dhënë një mandat i plotë nga presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, për të ndihmuar në arritjen e një marrëveshjeje mes Prishtinës dhe Beogradit sa më shpejt të jetë e mundur, sipas një zyrtari të afërt me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, i cili nuk ka dashur që të identifikohet. Kështu raporton agjencia amerikane e lajmeve “Bloomberg”, në një shkrim të botuar të mërkurën. Richard Grenell, i cili është njëkohësisht ambasador i SHBA’së në Gjermani, ka biseduar me Thaçin në Prishtinë, të mërkurën – si dhe me zyrtarë të tjerë, pas zgjedhjeve të parakohshme, të mbajtura të dielën që lamë pas. Sipas zyrtarit anonim, të afërt me Thaçin, Grenell ka thënë se mosmarrëveshja ndërmjet dy fqinjëve ballkanikë përbën një çështje urgjente që duhet të zgjidhjet brenda disa muajsh. “Bloomberg” raporton se të dy palët i kanë ndërprerë vitin e kaluar bisedimet e nisura për t’i ndrequr raportet e prishura pas luftës së viteve 1998-1999, dhe pas shpalljes së mëvonshme të pavarësisë së Kosovës. Grenell gjithashtu është takuar me fituesin e zgjedhjeve në Kosovë, Albin Kurti, dhe me kryeministrin në largim, Ramush Haradinaj, të cilin Kurti pritet ta zëvendësojë. Ambasadori nuk ka dhënë detaje se si mund të duket një marrëveshje e mundshme, ka thënë zyrtari i afërt me Thaçit. Ideja e shkëmbimit të territoreve është përmendur në të kaluarën, por përballet me kundërshtime të fuqishme nga nacionalistët në të dyja anët, dhe nga Bashkimi Evropian, raporton “Bloomberg”. Grenell do të udhëtojë për në Serbi të enjten, ku do të takohet me presidentin e atjeshëm, Aleksandar Vuçiq. Vizita e emisarit amerikan mund të shënojë një ndryshim të rrjedhave, teksa BE’ja prej vitesh ka udhëhequr në ndërmjetësimin e diskutimeve ndërmjet ish-rivalëve të luftës. “Bloomberg” shkruan se fqinjët janë dukur afër një marrëveshjeje të mundshme, kur Vuçiq dhe Thaçi kanë sugjeruar që dy vendet t’i lejojnë njëra-tjetrën t’i integrojnë zonat e populluara nga etnitë e tyre. Por, bisedimet kanë dështuar, kur Serbia ka lobuar me sukses kundër përpjekjeve të Kosovës për t’iu bashkuar forcës policore ndërkombëtare, Interpol, duke nxitur Kosovën të vërë taksë hakmarrëse ndaj mallrave të Serbia, e cila përshkallëzoi tensionet mes dy vendeve, kujton “Bloomberg”. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq e ka quajtur “të tmerrshme” atë që Ivan Todosijeviq është dënuar me dy vjet burg sepse ka thënë se krimi në Reçak ”është trilluar”. Me këtë rast Vuçiq ka pretenduar se edhe ai vet thotë se ky krim …