NJOFTIM

Ndërmarrja Publike Komunalia  ka marrë vendim që të gjithë personave fizik dhe juridik, të cilët kanë borxhe të pashlyera të ujit mbi 10.000 dinarë do ti lëshojë fletpadi prej datës 06.02.2023.

Shuma e borxheve që kanë qytetarët (personat fizik dhe juridik) arrinë disa miliona dinarë dhe po e vështirëson funksionimin e kësaj ndërmarrje.

Duke e ditur se NP Komunalia, sikurse pagat poashtu edhe shpenzimet tjera i siguron nga të ardhurat vetanake, gjegjësisht nga shërbimet që u ofronë qytetarëve, është e pamundur ti shmangim paditë ndaj borxhlinjëve nëse duam shërbime kualitative dhe funksionim të rregullt.

Vlenë të theksohet se, lëshimi i padisë edhe më shumë rritë shpenzimet e personave fizik por edhe juridik, dukë patur parasysh se lënda kalon te përmbaruesi dhe kështu duhet paguar edhe shpenzimet e përmbaruesit duke llogaritur edhe normën e interest (kamatën).

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme