Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Sipas autoriteteve në Kosovë, Marrëveshja e Brukselit për lëvizjen e lirë e nënshkruar në vitin 2011 nga Republika e Kosovës dhe Republika e Serbisë po zbatohet edhe nga ana e Prishtinës. Ditë më parë mediet serbe kanë raportuar, se drejtoria e policisë kufitare së Kosovës ka marrë vendim pa miratimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës për të mos lejuar dhe pranuar pasaportat e Republikës së Serbisë. Në këtë situatë qytetarëve të Serbisë u pamundësohet hyrja në Kosovë, nëse ata përdorin pasaportën e Serbisë si dokument identifikues për të udhëtuar. Ata mund të udhëtojnë në Kosovë vetëm me letërnjoftim të Serbisë ashtu siç e parashikon edhe pika e tretë e Marrëveshjes së Brukselit për Lëvizje të Lirë. Sipas zëdhënësit të policisë së Kosovës, Baki Kelani, po zbatohet vetëm Marrëveshja e Brukselit për Lirinë e Lëvizjes. “Lëvizja/ kalimi i kufirit mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë është e rregulluar me Marrëveshjen për Lirinë e Lëvizjes të vitit 2011. Policia e Kosovës ka vepruar dhe vazhdon të veprojë konform kësaj marrëveshjeje. Ne vetëm zbatojmë marrëveshjen.”, thotë ai. Ndërsa, nga zyra për media e Ministrisë së Brendshme të Kosovës thuhet, se ky nuk është vendim nga qeveria. Por, vetëm po zbatohet Marrëveshja e Brukselit për Lëvizje të Lirë. Pika e tretë e Marrëveshjes për Lëvizje të Lirë parashikon që secila palë të zbatojë një sistem, ku letërnjoftimet do të shoqërohen nga dokumente me “hyrje-dalje” për personat nga pala tjetër, të cilët dëshirojnë të kalojnë tranzit në një shtet të tretë. E njëjta marrëveshje vlen që nga viti 2011 edhe për qytetarët e Kosovës, të cilët duan të udhëtojnë drejt Republikës së Serbisë me pasaportat e tyre./DW/ Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Haradinaj kërkon që Daci të përfshihet në dialogun me Serbinë Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim, kryetarin e …