Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Ka shkuar në 29 numri i viktimave të tërmetit, që goditi vendin mbrëmjen e djeshme, ndërsa numri i të zhdukurve ende nuk dihet saktësisht. Në këto momente po nxirren nga rrënojat në Thumanë Pëllumb dhe Çelike Greku, ndërsa mëngjesin e sotëm humbi jetën dhe djali i tyre Saimiri, në ambientet e spitalit të Traumës në Tiranë. 25-vjeçari nuk mundi ti mbijetonte plagëve të marra, pavarësisht se u nxor i gjallë nga rrënojat. Më herët mëngjesin e sotëm, u nxorën po ashti të vdekur nga rrënojat Klement dhe Hajredin Çupi, djali dhe babai, duke e rënduar ndjeshëm bilancin e viktimave. Mes viktimave të tërmetit me magnitudë 6.4 i shkallës Rihter ka pasur gra, fëmijë dhe të moshuar, ndërsa ajo që e bën dhe më të trishtë të gjithë situatën është numri i madh i personave që kanë humbur kontaktet me familjarët. Dita e sotme është shpallur ditë zie Kombëtare, ndërkohë që kryeministri Edi Rama shpalli mëngjesin e sotëm gjendjen e jashtëzakonshme në Thumanë dhe në Durrës. Like 0
Ka shkuar në 29 numri i viktimave të tërmetit, që goditi vendin mbrëmjen e djeshme, ndërsa numri i të zhdukurve ende nuk dihet saktësisht. Në këto momente po nxirren nga rrënojat në Thumanë Pëllumb dhe Çelike Greku, ndërsa mëngjesin e sotëm humbi jetën dhe djali i tyre Saimiri, në ambientet e spitalit të Traumës në Tiranë. 25-vjeçari nuk mundi ti mbijetonte plagëve të marra, pavarësisht se u nxor i gjallë nga rrënojat. Më herët mëngjesin e sotëm, u nxorën po ashti të vdekur nga rrënojat Klement dhe Hajredin Çupi, djali dhe babai, duke e rënduar ndjeshëm bilancin e viktimave. Mes viktimave të tërmetit me magnitudë 6.4 i shkallës Rihter ka pasur gra, fëmijë dhe të moshuar, ndërsa ajo që e bën dhe më të trishtë të gjithë situatën është numri i madh i personave që kanë humbur kontaktet me familjarët. Dita e sotme është shpallur ditë zie Kombëtare, ndërkohë që kryeministri Edi Rama shpalli mëngjesin e sotëm gjendjen e jashtëzakonshme në Thumanë dhe në Durrës.
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Mustafa: Presim mbështetje më të fuqishme nga Kosova dhe Shqipëria Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginë të Preshevës, Ragmi Mustafa, e ka quajtur …