Faqja Kryesore ShowBiz Olivia Culpo, femra më seksi e vitit

Olivia Culpo, femra më seksi e vitit

2 Min e Lexuar
0
0
126

Revista ndërkombëtare për meshkuj “Maxim” ka shpallur femrën më seksi për vitin 2019. Modelja 27-vjeçare Olivia Culpo renditet në vendin e parë në listën e përvitshme të “Maxim Hot 100”, që vlerëson femrat më të fuqishme dhe që tërheqin më shumë vëmendjen në shoubiz ose në pop kulturë.

Më anë të një postimi në “Instagram” ata kanë nxjerrë ballinën e revistës, sigurisht me Culpo në qendër të saj: Ish-Miss Universe në vitin 2012 u shpreh kështu në intervistën e parë pas vlerësimit si gruaja më seksi në botë: “E kam parë gjithnjë këtë revistë me admirim. Ka pasur kaq shumë gra të zgjuara dhe të suksesshme që kanë dalë në ballinën e saj dhe që më kanë frymëzuar gjatë gjithë karrierës time. Prandaj ky vlerësim do të thotë shumë për mua, ende nuk e besoj dot”.

Lista me 100 femrat më “hot” të vitit, në revistën që ka më shumë se 9 milionë lexues të përmuajshëm, nisi të publikohej në vitin 2000.

Vendin e parë aty e kanë mbajtur në vitet e shkuara dhe Taylot Swift, Miley Cyrus, Olivia Wilde apo Haily Baldwin. Ndërkohë në 2018-n në krye të kësaj liste ishte modelja Kate Upton. Gjithsesi 2019-a është e Olivia-s.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në ShowBiz