Deputetët e Bundestagut gjerman, Peter Bauer dhe Christian Schmidt, janë pritur në takim në objektin e Qeverisë së Kosovës nga kryeministrin e vendit, Ramush Haradinaj.

Pas takimit, kryeministri i vendit tha se është kënaqësi të takosh dy njerëz me përvojë dhe përgjegjësi të madhe politike që janë të interesuar për Kosovën dhe rajonin në përgjithësi.

“Sot biseduam për bashkëpunimin bilaterale Kosovë-Gjermani që është në progres dhe që mundet me u bë shumë më shumë. Shpreha falënderim për procesin e Berlinit, një proces që ka ndihmuar rajonin. Shpreha falënderim për Merkel dhe Berlinin zyrtar për këtë iniciativë që është treguar shumë e çmuar për regjionin”, ka thënë Haradinaj.

Tutje Haradinaj deklaroi se Kosova dëshiron që t’i bashkohet Evropës dhe që qytetarët kosovarë të udhëtojnë sa më shpejt pa viza.

“Ne jemi Kosovë, dëshirojmë të jemi Kosovë, por po ashtu jemi Evropë dhe dëshirojmë t’i bashkohemi Evropës, që të udhëtojmë lirë pa viza, shpresoj që kjo ditë të vijë edhe për qytetarët e Kosovë”, shtoi Haradinaj.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme