Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Drejtori Ekzekutiv i Gazetës Online Insajderi, Parim Olluri e ka quajtur lojë të Veselit iniciativën e tij që t’i largojë nga postet publike të akuzuarit për rastet korruptive. Ka thënë se i korruptuari nuk mund t’i luftojë të korruptuarit. Olluri në Debat Plus ka thënë se Veseli është në siklet pasi i dështoi kauza për tribunalin. Sipas tij tash ka gjetur një kauzë të re. Ai thotë se Veseli ka për qëllim largimin e tij nga hija e Thaçit, shkruan Insajderi. “Kadri Veseli për mendimin tim është lideri partiak që është më së shumti në siklet. I ka munguar një kauzë që e shtynë përpara, e pati kauzën, por dështoi tash janë në kërkim të gjetjes së një kauze të re”. “Problemi nga dështimi i kauzës sjell tek një nisje të kauze të re edhe po e kuptoj sikletin e Veselit me u larguar nga hija e Thaçit në PDK. Për shkak se ende nuk shihet si kryetar real i partisë”, ka deklaruar ai. Sipas Ollurit, Veseli ka për qëllim të bëhet kryeministër i Kosovës dhe që fillimisht po dëshiron ta marrë miratimin e elektoratit të PDK-së, se ai është kryetar i partisë e jo Thaçi. “Sa është Veseli i zoti me e dërguar deri në fund këtë iniciativë. Për shkak se shquhet për iniciativa të dështuar siç e kemi parë me iniciativën e tribunalit që është shndërruar gati në iniciativë qesharake. Çka shoh problem më të madh në këtë kauzë është se ka filluar kjo kauzë me frymën e atmosferës parazgjedhore ka filluar me idenë e kundërvënies së Thaçit dhe politikanëve të tjerë”. “Tendenca e tij që më në fund të jetë lider partiak që është shumë e qartë Kadri Veseli po synon me qenë kryeministër i Kosovës dhe ai duhet së paku ta marr miratimin te elektorati i tina që nuk është më Thaçi kryetar i partisë por është Veseli”, ka deklaruar Olluri. Veseli pasi u zgjodh kryetar i ri i PDK-së u zotua se do ta çlirojë Kosovën nga të korruptuarit. Një ditë pas këtij zotimi Veseli shkarkoi zyrtarët e PDK-së që janë duke u akuzuar për korrupsion./Insajderi.com Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
PVD kërkon sqarim nga kryeshefi i policisë dhe kryeshefi i administratës komunale të Preshevës: “Me urdhër të kujt, policia erdhi në punimet e Kuvendit komunal të Preshevës?” Pas ngjarjeve të fundit të krijuar nga Kuvendin Komunal të Preshevës, Partia për Veprim …