Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Organizata The Future si partnere e Klubit për Fuqizimin e të Rinjve 018 (KOM 018) nga Nishi dhe “Organizata rome Prokuple” nga Prokuplje jan duke zbatuar projektin “Rinia në Veprim” që synon forcimin e kapaciteteve të të rinjve nga tri komunitete lokale dhe dëshiron të rrisë vetëdijen për rëndësinë e promovimit të barazisë gjinore. Zbatimi i aktiviteteve të planifikuara të projektit do të rrisë ndërgjegjësimin për rëndësinë dhe domosdoshmërinë e luftës për të drejtat e grave dhe luftën kundër të gjitha formave të diskriminimit dhe dhunës në bazë gjinore. Arritja e qëllimeve kryesore të projektit, i cili në radhë të parë i referohet edukimit dhe informimit të pjesëmarrësve për barazinë gjinore, rëndësinë e luftimit të diskriminimit gjinor dhe dhunës me bazë gjinore, do të sigurohet përmes sistemeve të arsimit joformal. Pjesëmarrësit në këtë projekt do të kenë mundësinë të mësojnë dhe të fitojnë njohuri dhe aftësi përmes punëtorive interaktive tematike dhe kreative, dhe procesi i përvetësimit të tyre do të bëhet përmes bisedës, të menduarit kritik dhe problematik, individualisht ose në grup. Sot është realizuar aktiviteti i parë i projektit në nivel lokal, ku kemi informuar të rinjët mbi projektin dhe aktivitetet që do realizohen deri në muajin mars, gjithashtu përmes aktivitetit shënuam edhe Ditën ndërkombëtare të të drejtave të njeriut. Projekti mbështetet nga Ministria e të Drejtave të Njeriut dhe Pakicave dhe Dialogut Shoqëror të Republikës së Serbisë. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Popullit në Kosovë dhe atij të Serbisë ndoshta marrëveshja finale nuk do t’u pëlqejë Javën e kaluar, Senatori Ron Johnson gjithashtu Beogradin dhe Prishtinën. Ai i tha shërbimit …