Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Pothuajse 100% të votave janë numëruar dhe kandidatja e VMRO-DPMNE-së për presidente të Maedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova prin në rundin e parë të zgjedhjeve presidenciale që u mbajtën të mërkurën. Ajo ka marrë 362.682 vota, apo 40,08%. Stevo Pendarovski, presidenti aktual maeqdonas nga LSDM-ja është renditur i dyti me 180.306 vota (19,93%). Ministri shqiptar i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, kandidat për president nga koalicioni Fronti Europian i udhëhequr nga BDI-ja, partia më e madhe e shqiptarëve atje, ka marrë 120.903 vota (13.36%). Ndërsa kundërkandidati i tij, Arben Taravari nga koalicioni i partive opozitare shqiptare ka marrë 83.356 vota (9.21%). Meqenëse askush nuk mori shumicën e votave, dy kandidatët maqedonas, Gordana Siljanovska Davkova dhe Stevo Pendarovski do të garojnë në një rund të dytë votimi më 8 maj,ditën kur do të mbahen edhe zgjedhjet parlamentare. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Pritet të jep dorëheqje Isa Mustafa kreu i LDK-ës Kreu i LDK-së, Isa Mustafa pritet që të dorëzojë dorëheqjen sot para strukturave të …