Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Presidentja, Vjosa Osmani, ka deklaruar se Kosova është e vendosur që të vazhdojë dialogun me Serbinë dhe të ketë bashkëpunim me të gjitha vendet fqinje, përfshirë Serbinë, pavarësisht faktit se ky shtet ende nuk ka kërkuar falje për krimet në rajon. Ajo ka thënë se Kosova ka qëllime të qarta në dialog dhe assesi nuk do të pranojë lëvizje të kufijve. Këto deklarata Osmani i bëri në një konferencë të përbashkët për media me presidenten e Estonisë, Kersti Kaljulaid. Osmani ka thënë se kjo fazë e dialogut është një kapitull i ri për Kosovën. Megjithatë, ajo deklaroi se Kosova ka disa linja të kuqe, se çka nuk do të vihet në diskutim në takimet e Brukselit, transmeton Kp. “Kosova është e vendosur që të vazhdojë dialogun dhe ne kemi vazhduar të bashkëpunojmë me vendet fqinje, përfshirë Serbinë, e cila ende nuk ka kërkuar falje për krimet e kryera në rajon. Kjo fazë e dialogut është një kapitull i ri për Kosovën, por ne kemi linja të kuqë se çfarë nuk do të vihet në diskutim. Nuk e diskutojmë assesi statusin tonë final. Kosova është vend i pavarur. Po ashtu, lëvizjen e kufijve nuk do ta pranojmë në asnjë mënyrë. Nuk do të pranojmë në Kosovë as modele si ajo e Republikës Serbe në Bosnjë, sepse ne duam ta mbrojmë Kosovën. Këto koncesione ne i kemi bërë me planin e Ahtisaarit. Një çështja e rëndësishme është edhe ajo e personave të zhdukur. Serbia duhet të tregojë se ku janë të zhdukurit”, ka deklaruar ajo. Kujtojmë se Osmani po qëndron për një vizitë dy ditore në Estoni, ku do të pritet nga liderët shtetëror të këtij vendi, përfshirë presidentin e Parlamentit, Jüri Ratas dhe kryeministren Kaja Kallas. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Komuna e Bujanocit ndan subvencione për 92 ndërmarrës dhe 40 biznese Start-up Në vendimin për ndarje të mjeteve për subvencionimin e projekteve të shoqërive ekonomike të …