Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Në Parlamentin Evropian (PE) është miratuar rezoluta për çështjen e “pasivizimit” të adresave të shqiptarëve në Luginë, e cila do të figurojë në Raportin e Progresit për Serbinë për vitin 2021. Lajmin e ka bërë të ditur aktivistja, Flora Ferati-Sachsenmaier e cila këtë rezolutë e ka quajtur “fitore diplomatike”. Flora Ferati-Sachsenmaier përmes rrjetit social në Facebook ka shkruar se kjo rezolutë e miratuar flet për shkeljen e të drejtave themelore politike të shqiptarëve që iu bëhen në Serbi. “Teksti i amendamentit 79, i cili u propozua dhe më pas u miratua në tërësi nga euro deputetët ven theksin te mohimi i drejtës së votës të shqiptarëve etnikë në Luginë të Preshevës, për herë të parë e shkruan fjalën pasivizimin në thonjëza, flet për shkelje të drejtave themelore politike të shqiptarëve, si dhe thërret për një hulumtim të pavarur”, ka shkruar aktivistja, Flora Ferati-Sachsenmaier. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
KKSH fillon mbledhjen e të dhënave nga qytetarët për pasivizimin e adresave Këshilli Kombëtar Shqiptar (KKSH) ka filluar mbledhjen e të dhënave për qytetarët të cilëve …