Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Kryetari i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, në konferencën e përjavshme ka folur për Raportin e BE –së për Kosovën, Platformën e re për dialogun me Serbinë si dhe çështjen e organizimit të tryezës me partitë politike. Duke bërë vlerësimin për Raportin e BE-së për Kosovën, Hoti theksoi se koalicioni qeverisës nuk ka arritur të adresojë çështjet me rëndësi të lidhura me progresin e Kosovës drejt BE –së dhe as të krijoj konsensus politik për çështjet me rëndësi nacional. “Përpjekja për shfuqizimin e Ligjit për dhomat e specializuara ka ngritur shqetësime serioze në Bruksel për gatishmërinë e shtetit të Kosovës për të përmbushur obligimet ndërkombëtare. Kosova nuk po bën progres në zbatimin e MSA –së”, tha Hoti, raporton Indeksonline. Sa i përket Platformës së re për dialog me Serbinë të miratuar dje në Qeveri, ai vuri në vëmendje varfërinë e përmbajtjes së këtij dokumenti i cili për më tepër nuk definon as temat për diskutim, as parimet dhe as afatet kohore. Ai gjithashtu shprehu edhe pakënaqësinë lidhur me rolin që i jep kjo platformë Presidentit në procesin e dialogut duke theksuar se ky rol i atribuohet atij në mungesë të fuqisë së koalicionit qeverisës për të udhëhequr proceset madhore të vendit. “ LDK-ja do të analizojë në ditët në vijim këtë platformë dhe në konsultim me strukturat e veta dhe Grupin parlamentar do të marrë vendim” tha Hoti. Shefi i GP të LDK-së, tha se të mërkurën e javës së ardhshme do të mbahet një tryezë e përbashkët e të gjitha partive politike. “Kjo tryezë ku do të përfshihen të gjitha partitë politike në vend është e domosdoshme duke pas parasysh krizën institucionale dhe politike që po kalon vendi, humbjen e shumicës parlamentare, mosfunksionimin normal të Kuvendit si dhe dështimin e funksionimit ligjor dhe kushtetues të institucioneve siç ishte rasti me dëbimin e gjashtë shtetasve turq“, theksoi Hoti. Ai gjithashtu bëri të ditur edhe dy nga çështjet themelore në të cilat do të koncentrohet kjo tryezë dhe ato janë : Mënyra se si të adresohen çështjet madhore për vendin, siç janë dialogu me Serbinë, reformat për integrim në BE, në të cilat çështje nuk duhet të ketë rivalitet politik, tash dhe në të ardhmen, gjatë fushatës zgjedhore dhe gjatë qeverisjes së ardhshme si dhe përgatitjet e nevojshme teknike për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme të lira dhe demokratike për të nxjerrë një qeveri stabile dhe të përgjegjshme. /Indeksonline/ Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Kamberi Intervistë e dhënë për “Courrier des Balkans” Së fundi në Kuvendin e Serbisë, politikani shqiptar nga Lugina e Preshevës,Deputeti Shaip Kamberi, …