Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Tony Ferguson ka kërkuar një përballje me Khabib Nurmagomedov ose Conor McGreogrin, pas fitores së të shtunës ndaj Donald Cerrone në kuadër të ‘UFC 238’. Në të kaluar, Ferguson kishte shansin që të përballej në katër raste me Khabibin dhe në katër këto raste, të dy boksierët e arteve marciale është dashur të tërhiqeshin për një arsye apo një tjetër. Në ‘UFC 238’, Ferguson arriti fitoren e 12-të me radhë në UFC, gjersa mjeku i dha fund luftës së tij me Donald Cerrone para fillimit të raundit të tretë. Khabib pritet të përballet me Dustin Poirier në shtator, që do të jetë beteja e tij e parë që prej përballjes me McGregor vitin e kaluar dhe në konferencën për shtyp pas luftës të shtunën Ferguson i thirri të dy boksierët për kundërshtarin e tij të ardhshëm. “Khabib ka nevojë që dikush ta shqelmojë atë. Ai ka nevojë për dy goditje nga unë në stomak. Nëse dëshiron McNguttes (McGregor) të përballet me mua, e pres në kafaz. E di se ai ka nevojë të luftojë dhe unë ia ofroj këtë shans”, ka thënë Ferguson. Ferguson ishte më parë kampion i përkohshëm, kur McGregor mbante titullin e peshave të lehta, por duhej ta braktiste për shkak të lëndimit. Titulli më pas u fitua nga Khabib, pasi e mposhti McGregorin në tetor të vitit të kaluar, ndërsa tani do të përballet me Poirierin për ta mbrojtur titullin. Like 0
Khabib pritet të përballet me Dustin Poirier në shtator, që do të jetë beteja e tij e parë që prej përballjes me McGregor vitin e kaluar dhe në konferencën për shtyp pas luftës të shtunën Ferguson i thirri të dy boksierët për kundërshtarin e tij të ardhshëm.